Health & Beauty

Mund të shpëtojë 30 mijë jetë, ilaçi i ri për uljen e kolesterolit!

Shërbimi shëndetësor britanik do të bëjë të mundur trajtimin e ri, inclisiran, për 30 000 pacientë me kolesterol të lartë dhe histori të sëmundjeve kardiovaskulare gjatë tre viteve të ardhshme. Sipas autoriteteve, numri i njerëzve që përfitojnë nga ilaçi i ri, inclisiran, mund të rritet në gati gjysmë milioni përtej asaj periudhe fillestare.

Ilaçi, i cili mund të parandalojë rreth 55 000 sulme në zemër dhe goditje në tru, jepet si injeksion dy herë në vit dhe mund të përdoret së bashku me trajtimet ekzistuese. Sëmundjet e zemrës janë vrasësi më i madh në botë dhe përbëjnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Angli çdo vit, duke marrë rreth 140 000 jetë.

Më shumë se 40% e njerëzve në vend kanë kolesterol të lartë, gjë që i vë ata në rrezik të konsiderueshëm të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Rreth 6.5 milionë të rritur në Angli aktualisht po marrin ilaçe për këtë gjendje. Inclisiran do të administrohet si një injeksion dhe jo në spitale për ta bërë atë më të përshtatshëm për pacientët. Pas dozës së parë, trajtimi do të jepet përsëri pas tre muajsh dhe më pas dy herë në vit.

Ndërkaq, rikujtojmë se rreth 1.3 miliard njerëz në botë jetojnë me tension të lartë të gjakut, sipas një studimi të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegjit Imperial në Londër. Hulumtimi ka ardhur në përfundim se 41% e grave dhe 51% e burrave me presion të lartë të gjakut nuk ishin në dijeni të gjendjes së tyre shëndetësore, pavarësisht faktit se sëmundja mund të trajtohet shumë lehtë me ilaçe që kanë kosto të ulët. 

Nga ana tjetër rreth 1.3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një “vrasës” i heshtur që shpesh nxitet nga obeziteti dhe shton rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave. Pohimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që publikoi së fundmi një studim. Hipertensioni diagnostikohet lehtë duke monitoruar presionin e gjakut dhe trajtohet me ilaçe që kushtojnë lirë, por gjysma e të prekurve janë të pavetëdijshëm dhe mbesin pa kuruar.