Food & Drink Health & Beauty

Njihuni me disa nga arsyet se pse nuk duhet ta konsumoni çajin me qumësht!

Çaji është i shkëlqyeshëm kundër ftohjeve, por edhe në parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, por vetëm nëse qumështi nuk shtohet në të. Shkencëtarët gjermanë kanë provuar se çaji ka një efekt pozitiv në qarkullim dhe relakson enët e gjakut, por gjithashtu kanë provuar se qumështi e eliminon atë efekt të dobishëm.

Këto përfundime shpjegojnë faktin se në shtetet si Britania e Madhe, banorët e së cilës konsumojnë sasi të mëdha çaji me qumësht, rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe i enëve të gjakut nuk është ulur. Një nga shkencëtarët e përfshirë në studim tha se:

Meqenëse qumështi ndryshon aktivitetet biologjike të përbërësve të dobishëm të çajit, është e mundur që efektet pozitive të çajit të zhduken në raste të sëmundjeve të tjera.

Kjo do të thotë që nëse qumështi ka një efekt negativ në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, ai mund të ketë një efekt po aq negativ në luftën kundër tumoreve.

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në të gjithë botën. Në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe para çajit. Megjithëse kjo mund të tregojë preferenca të caktuara, zgjedhja e kafesë mund të mos jetë aq e rastësishme sa mendoni.

Egziston edhe një lloj çaji i zi i cili në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj është referuar si “çaj i kuq” për shkak të ngjyrës së tij. Dhe pirja e tij çdo ditë mund të ketë shumë përfitime shëndetësore.

Rikujtojmë, se enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen.

Arterioskleroza cilësohet fatkeqësisht vdekjeprurëse. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike. Në këtë artikull do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit dhe nivelit të kolesterolit.