Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ulin Ilirin por veten…”/Balerini i njohur vendos të japë një përgjigje për ish-banorët!

Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.

I ftuar ditën e sotme në “E diell” ai ka folur në lidhje me reagimet e disa prej banorëve që i janë ‘kthyer’ kundër pas daljes nga shtëpia, konkretisht për  koreografin e njohur dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama, i cili kur është pyetur për raporin e tij me Ilir Shaqirin është shprehur se nuk janë takuar dhe se ai e kontaktonte vetëm për interes pune.

Pas hapjes së diskutimit në studio Iliri zgjodhi që të jepte këtë përgjigje:

Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq. Njerëzit kujtojnë se kur i bëjnë reklamë vetes ulin Ilirin. Absolutisht jo! Nuk ulin Ilirin por veten.

Kujtojmë gjithashtu se më datë 28 Maj ai dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhej aty për të celebruar dyshen. Një suprizë për gruan e tij të dashur, një dasmë tradicionale shqiptare me të ftuar special, balerinë të njohur, miq dashamirës nga Shqipëria dhe Italia.

Vlen të theksohet gjithashtu se në dasmën e tij u krijuan diskutime dhe mjaft reagime në lidhje me pjesën se një prej miqve të tij më të ngushtë nuk ndodhej në dasëm, bëhet fjalë për Sabianin. Për këtë çështje vetë Iliri në studion e “Wake Up” tregoi se edhe Sabiani e kishte marrë ftesën e dasmës.