Celebrities Gossip Showbiz

Pas humbjes së gjyqit me ish-bashkëshortin, Amber Heard bën daljen e saj të parë publike!

Së fundmi aktorja Amber Heard është parë në publik për herë të parë që nga vendimi në gjyqin për shpifje me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp. Tetë ditë pasi aktorit të “Pirates of the Caribbean” iu dha 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim si rezultat i vendimit nga ana tjetër Heard i dhanë 2 milionë dollarë dëmshpërblim në një kundërpadi.

Aktorja e ‘Aquaman’ u fotografua të enjten. Heard, e cila ishte me motrën e saj Whitney Henriquez, asistenten dhe truprojën kishte veshur një bluzë jeshile, ajo ndodhej në aeroportin Teterboro të Nju Xhersit me avion privat rreth mesditës të së enjtes. Më pas ajo ndaloi në qytetin e Nju Jorkut përpara se të kthehej në aeroport dhe të fluturonte për në Uashington, DC, po atë ditë, ku u kthye në shtëpinë e saj me qira në Virxhinia atë mbrëmje.

Më 1 qershor, juria prej shtatë personash mori një vendim në gjyqin që filloi më 11 prill, duke vendosur që Depp fitonte çështjen. Juria i dha Depp 15 milionë dollarë dëmshpërblim, por Heard do të duhet të paguajë vetëm 10.35 milionë dollarë për shkak të një ligji të Virxhinias që kufizon dëmet ndëshkuese. Në kundërpadinë e saj, Heard fitoi një nga tre akuzat për shpifje dhe iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Depp dhe fansat e tij festuan vendimin pasi u lexua në gjykatë në kontenë Fairfax, Virxhinia, me aktorin që tha se “juria ma ktheu jetën time” në një deklaratë.

Pas përfundimit të gjyqit të shumtë kanë qenë yjet që kanë treguar mbështetjen e tyre për Johnny Depp dhe shumë të pakët kanë qenë ata që kanë mbështetur Amberin. Së fundmi motra e Amber, Whitney Heard reagoi për herë të parë pas dëshmisë së saj në sallën e gjyqit.  Ajo zgjodhi që të postonte një foto në rrjetin social Instagram ku kishte shkruar “Unë mbështes Amber Heard”.