Celebrities Gossip Showbiz

Pas “Met Gala 2022” Kylie dhe familja e saj nisen me pushime!

Kylie Jenner dhe familja e saj po shijojnë pushimet e tyre së bashku. Manjatja e “Kylie Cosmetics”, 24 vjeç, ndau të enjten në rrjetin e saj social Instagram një sërë fotosh dhe videosh nga momentet dhe pushimet. Në një set fotografik, Jenner shihet duke përqafuar partnerin e saj Travis Scott gjatë një perëndimi mahnitës në plazh.

Një tjetër postim tregon nënën e dy fëmijëve duke pozuar e vetme me një fustan të bardhë të mbledhur me peizazhin e plazhit pas saj. Krahas imazheve ajo kishte shkruar:

Dashuria si një perëndim dielli.

Në InstaStory-n e saj në Instagram, Jenner postoi më shumë momente nga udhëtimi, të cilat përfshijnë video të saj dhe të bijës Stormi duke ushqyer hardhucat e plazhit. Reperi i njohur Travis dhe Kylie janë prindër të vajzës së tyre 4-vjeçare Stormi dhe të djalit 3 muajsh të cilit vendosën që t’i ndryshonin emrin pak javë pasi lindi. 

Para se Kylie të nisej me pushime ajo mori pjesë në eventin më të mdh të modës “Met Gala 2022”. Ylli televiziv këtë vit mund të themi se i habiti të gjithë me look-un e saj. Miliarderja u shfaq me një fustan nusërie dhe vlen të theksojmë se nga shumë fansa të bukuroshes veshja nuk u komentuar si ajo e duhura, madje shumë u shprehën të zhgënjyer me zgjedhjen e Kylie-t, pasi sipas tyre mund të kishte zgjedhur diçka më ekstravagante.

Mirëpo, së fundmi, Jenner me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka zbuluar arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për tapetin e kuq. 24-vjeçarja tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.