Showbiz

Prindër për herë të parë, çifti i famshëm i Instagramit zbulon emrin e veçantë të vogëlushes

Ata janë çifti më i famshëm i Instagramit dhe janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja simpatike, Gianluca Vacchi dhe Sharon Fonseca, nuk kanë vonuar për të ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tyre. Çifti më i pëlqyer i rrjeteve sociale ka zbuluar edhe emrin e veçantë të vogëlushes të cilën e kanë quajtur Blu Jerusalema.

Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë, Blu Jerusalema. Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”-ka shkruar Gianluca në postim.