Celebrities Showbiz

Rita Ora tërheq vëmendjen teksa shkëlqen me format e saj trupore në Paris!

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora duket se ka shumë për të festuar edhe pas rekordit të klikimeve të premierës së “The Voice Australia”. Rita Ora shkëlqeu me veshjen e saj teksa shfaqi dhe format e saj trupore në Paris. Këngëtarja mbante veshur një kanatiere të shkurtër me detajin e një fjongoje të madhe në ngjyrë vjollcë. Ajo gjithashti i kombinoi ato me një palë pantallona dhe me takat në po të njëjtën ngjyrë.

Here she comes: Rita Ora commanded attention in a purple ensemble while in Paris on Friday

Teksa ecte plot vetëbesim Rita shkëlqeu me sharmin dhe elegancën e saj, por edhe beli i saj mjaft në formë mori vëmendje. Me veshjen e saj totalisht ngjyrë vjollcë si të kanatieres së saj mjaft të veçantë me modelin me rripa të hollë dhe me një dekolte të bollshme. Kombinimit të veshjes së saj nuk mund t’i mungonin as aksesorët dhe as syzet të cilat ishin të përzgjedhura dhe mjaft të lezetshme. Çanta e dorës po në ngjyrë vjollcë ishte elementi i fundit plotësues i ‘look-ut’ bombastik të këngëtares bukuroshe.

Shfaqja e yllit të muzikës vjen pas rekordit që arriti episodi i parë i “The Voice Australia” ku afërsisht 2 milionë klikime jo vetëm në rang vendi, pasi premiera u shfaq në pesë qytete të rëndësishëm si : Sydney, Melbourne, Brisbane, Adeliade, Perth.

“The Voice Australia” është në sezonin e tij të 10 por këtë vit ai organizohet nga Sonia Kruger dhe një nga anëtaret e jurisë është edhe këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare Rita Ora. 30-vjeçarja gjatë premierës u shpall edhe ‘qytetare nderi’.