Celebrities Gossip Showbiz

Teksa Semi pret të publikojë këngën e re, Bora tregon mbështetjen e saj!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.

Së fundmi, Semi ka lajmëruar se ka gati projektin e saj më të ri, i cili do të publikohet në 18 maj në orën 18:00. Ajo çfarë vihet re është mbështetja e përhershme e mikeshës së saj më të mirë, Borës, me të cilën gëzon një shoqëri disa vjeçare. Me anë të postimi në Instastory, Bora ka shpërndarë një pjesë nga kënga akoma e papublikuar e Semit, ku shprehet se ndihet gjithmonë krenare për të. Të dyja bukuroshet  e kanë përkrahur gjithmonë  njëra-tjetrën në çdo hap që ndërmarrin duke na treguar gjithmonë një shembull të miqësisë së vërtetë.

Kujtojmë se Semi gjithmonë është treguar protektive ndaj mikeshës së saj dhe i ka qëndruar gjithmonë në krahë brenda dhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku Donaldi nisi lidhjen e tij me Trixa-n e kjo gjë nuk u prit fare mirë nga këngëtarja. Edhe pse kishte një marrëdhënie shumë të mirë me aktorin, Semi u shpreh se ndihej shumë e zhgënjyer prej tij dhe nuk besoi në vërtetësinë e ndjenjave të tij.