Celebrities Showbiz

U shfaq me të brendshme transparente/ Chiara Ferragni ironizon komentet e ndjekësve!

Chiara Ferragni, blogerja e famshme italiane di gjithmonë sesi ta marrë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave. Ajo numëron miliona ndjekës në profilin e saj në Instagram dhe nuk e ka problem që të ndajë fotografi ku shfaqet me të brendshme transparente.

Por në fakt, kjo foto ka bërë që disa prej tyre ta kritikojnë dhe të komentojnë negativisht. Shumë e cilësojnë një foto ‘vulgare’, të tjerë thonë se prej faktit që ajo është nënë nuk duhet të postojë foto të tilla e të tjerë shkruajnë :

Nga tani na ke treguar gjithçka.

Por Chiaras kjo nuk i bën aspak përshtypje.  Ajo postoi një tjetër foto me të brendshme, duke shkruar:

Një foto e imja, duke qenë nënë dhe duke veshur të brendshme në të njëjtën kohë.

Më pas, postoi një foto të vajzës së saj, Vittoria, duke shkruar:

Kjo është Vitto duke qeshur me komentet që përpiqen të turpërojnë mamin e saj.

Duket se blogerja i ka pritur mirë komentet negative dhe zgjodhi t’i marrë me sportivitet dhe të ironizojë komentuesit me postimet e saj. Sigurisht nuk mungoi një koment as nga bashkëshorti i saj Fedez i cili si gjithmonë, u tregua shumë karizmatik. Fillimisht, ai komentoi në postimin e Chiaras duke shkruar : “Wellaaaaaaaa”. E më pas, postoi një video me foton e saj duke pyetur nëse ishte burrë me fat apo jo.

Rikujtojmë se, së fundmi çifti më i dashur i showbiz-it, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez janë kapur nga paparacët duke u grindur me njëri-tjetrin. Ju duket e pabesueshme me siguri pasi dyshja e njohur italiane shquhen për marrëdhënien perfekte që shfaqin në rrjetet e tyre sociale, ama mesa duket nuk qenka kështu. Edhe ata si çdo çift tjetër kanë zënkat e tyre.

Gjithashtu, Chiara Ferragni, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të disa deklaratave të papritura që ka bërë së fundmi. Në një bisedë që ka bërë me ndjekësit e saj në Instagram, Chiara ka zbuluar se shkon te një psikolog një herë në javë.