Celebrities Gossip Showbiz

Me rastin e ditëlindjes së saj, aktorja Laverne Cox nderohet me një kukull Barbie!

Me rastin e ditëlindjes së saj të 50-të më 29 maj, aktorja fituese e çmimit Emmy dhe aktivistja e LGBTQ, Laverne Cox, është nderuar me një kukull Barbie nga ‘Barbie Collection Tribute.’ Kukulla e saj është e veshur me një fustan të kuq dhe vjen me aksesorë si çizme me taka të larta dhe vathë argjendi. Cox në një deklaratë tha se:

Ka qenë një ëndërr prej vitesh të punoj me Barbie për të krijuar kukullën time. Mezi pres që fansat ta gjejnë kukullën time në rafte dhe të kenë mundësinë të shtojnë një kukull Barbie të modeluar sipas një personi transgjinor në koleksionin e tyre. Shpresoj që njerëzit të mund ta shikojnë këtë Barbie dhe të ëndërrojnë gjëra të mëdha, si unë në karrierën time. Hapësira e ëndërrimit dhe e manifestimit është një burim kaq i fuqishëm dhe të shtyn të arrish më shumë nga sa mendoje fillimisht se ishte e mundur.

Cox tregoi se një bisedë me terapisten e saj çoi në një marrëdhënie krejtësisht të re me kukullat Barbie si një njeri i rritur.

Po i tregoja terapistes sime se si u turpërova nga nëna ime kur isha fëmijë dhe doja të luaja me një kukull Barbie, por m’u mohua. Kisha shumë turp dhe terapistja ime më tha: ‘Nuk është kurrë vonë për të pasur një fëmijëri të lumtur. Dil dhe bli për vete një Barbie dhe luaj me të. Është një fëmijë i vogël që jeton brenda teje. Jepi asaj hapësirë për të luajtur’. Dhe unë e bëra.

Cox shtoi se kur i tha nënës së saj për këtë, Krishtlindjet e ardhshme mori një dhuratë.

Nëna ime më bleu një kukull Barbie dhe për ditëlindjen time, nëna ime më bleu një kukull tjetër Barbie. Për vitet e ardhshme, ajo gjithmonë më jepte Barbie. Barbie ka qenë një përvojë vërtet shëruese për mua si e rritur dhe shpresoj që fansat e Barbie të të gjitha moshave të mund të gjejnë shërim dhe frymëzim në këtë kukull.

Duke filluar nga 25 maji, ‘Laverne Cox Tribute Barbie’ mund të blihet për 39 dollarë në Amazon, Walmart, Target dhe MattelCreations. Kukullat Barbie janë pjesë e kujtimeve të fëmijërisë për shumë prej nesh dhe me kalimin e kohës, shumë prej tyre janë krijuar përtej imagjinatës sonë.

Nga kukullat që përfaqësojnë profesione të ndryshme e deri te ato të modeluara sipas njerëzve të famshëm, prodhuesit dhe dizajnerët bëjnë kukulla gjithnjë e më të bukura dhe duket se një Barbie mund të jetë me të vërtetë kushdo. ‘Bright Side’ zgjodhi 10 kukulla Barbie që ishin bërë për t’u dukur si njerëz të famshëm. Njihuni me to.