Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në vend, sot ka shira!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, që pas orëve të mesditës janë mesatare deri të dendura.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten fillimisht në zonën e veriperëndimit, për t’u shtrirë më pas në pjesën tjetër të territorit.

Gjatë ditës, reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim herë pas here do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra.

Në orët e pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë zonave malore, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë territorin.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 10 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë. Temperaturat luhaten në vlerat 8-24 gradë Celsius.