Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari i njohur Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar për herë të parë publikisht me një mesazh të gjatë dhe emocional.
Në deklaratën e tij, artisti pranon se ka bërë gabime dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar, duke theksuar se periudha e fundit ka qenë ndër më të vështirat në jetën e tij.
Periudha e fundit nuk u kon ma e lehta për mu… fillimisht po du me pranu që kom bo gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu te stafi. M’vjen shumë keq edhe jom shumë pishmon. Unë nuk jom njeri i tillë
-shprehet ai, duke shtuar se presioni i vazhdueshëm e ka çuar në atë gjendje.
Besart Kelmendi falenderoi gjithashtu fansat për mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë, si dhe avokatët e tij për përkrahjen profesionale.
Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se ka nisur procedura ligjore ndaj kompanisë Onima, duke pretenduar për keqtrajtime ndër vite, borxhe të papaguara dhe dëme të shkaktuara në karrierën e tij.
Ka shumë sene që hala nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt. Muzikën s’mundet me ma nal kërkush…
-paralajmëron ai.
Pavarësisht situatës, këngëtari thekson se nuk do të ndalet me muzikën, duke premtuar se do të vazhdojë të publikojë projekte të reja në rrjetet sociale.
Ju du shumë! Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë
-përfundon mesazhi i tij.