Gossip Showbiz

Skandal në mes të dasmës! Rogerti shpërthen kundër Selin dhe Dj Gimbos duke tentuar të ndalojë martesën?

Dasma e organizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania u shndërrua në një moment plot tension dhe akuza të forta.

DJ Gimbo dhe Selin Bollati i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ceremonia nuk kaloi pa incidente.

Ndërsa gjithçka dukej gati për momentin romantik, banori Rogert Sterkaj ndërhyri papritur duke ndërprerë ceremoninë dhe duke mbajtur një fjalim të ashpër para të gjithë banorëve.

Ai i bëri thirrje DJ Gimbos të largohej nga Selini, duke e akuzuar atë se po luan një lojë të rreme dhe se po manipulon situatat brenda shtëpisë.

Ju nuk i keni ndarë ndjenjat me lojën

-u shpreh ai mes të tjerash, duke shtuar se strategjia e Selinit, sipas tij, ka ecur në kurriz të banorëve të tjerë.

Sterkaj madje i përmendi edhe disa nga marrëdhëniet që Selini ka krijuar më herët në shtëpi, duke thënë se ajo ka kaluar nga një banor te tjetri gjatë lojës.

Pavarësisht tensionit dhe përpjekjes për ta prishur ceremoninë, dasma vazhdoi dhe çifti arriti të finalizojë martesën para banorëve të tjerë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky moment do të sjellë përplasje të reja dhe drama të tjera brenda shtëpisë në ditët në vijim.