Celebrities Film & Tv Showbiz

Amber Heard nuk po gjen qetësi, hedh akuza të rënda përsëri ndaj Johnny Depp edhe pse e humbi gjyqin!

Edhe pse gjyqi ka përfunduar aktorja Amber Heard nuk po dorëzohet dhe nuk po heq dorë nga përpjekjet e shumta për të provuar pafajësinë e saj kundër ish-bashkëshortit, Johnny Depp. Në intervistën e saj të parë të dhënë pas gjyqit me Savannah Guthrie të transmetuar të premten në “Dateline”, Heard tregoi se zotëron dokumenta të shumta nga një mjek i cili e shpjeonte të gjithë atë që kishte ndodhur në të vërtetë.

Ekziston një bllok shënimesh që datojnë që nga viti 2011 që nga fillimi i marrëdhënies sime me Johnny, të cilat janë marrë nga mjeku im, të cilit po i raportoja abuzimin gjatë asaj kohe.

Dokumentet, të cilat shfaqen në ekran, detajojnë që në vitin 2012 ku në një raport thuhej se Depp dyshohej se e goditi, e hodhi pas një muri dhe e kërcënoi se do ta vriste. Tetë muaj pas kësaj, aktori dyshohet se i grisi këmishën e natës dhe e hodhi në shtrat, sipas programit dhe në vitin 2013, ai thuhet se “e përplasi pas një muri dhe e kërcënoi se do ta vriste”.

Ekipi ligjor i Amber nuk ishte në gjendje t’i pranonte dokumentet si prova në gjyqin shumë të publikuar për shkak të “thashethemeve”. Ndërkohë, në përgjigje të intervistës së Heard me NBC, një zëdhënës i Johnny tregoi për “Dateline” se aktori thjesht dëshiron të “ecë përpara” pasi fitoi çështjen e tij dhe nuk ka kohë të merret më me këtë çështje.

Ai e paditi aktoren për shpifje pas publikimit të një artikulli të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo e quajti veten viktimë e abuzimit në familje. Më 1 qershor, një juri zbuloi se eseja kishte të bënte me aktorin e “Pirates of the Caribbean” dhe i dha atij 10 milionë dollarë si kompensim dhe 5 milionë dollarë si dëmshpërblim. Heard mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim për kundërpadinë e saj. Por a do ia paguajë shumën e caktuar, ish-bashkëshortit?