Celebrities Music

Billie Eilish ia del me sukses/Shkëlqen në shfaqjen e ‘The Nightmare Before Christmas’!

Këngëtarja e njohur Billie Eilish e ka mbajtur fjalën! Me look-un e saj bazuar edhe tek Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ ajo interpretoi dhe këndoi si të ishte vërtetë Sally. Ky ishte një nga eventet që u risoll pas tre viteve. Risia e këtij viti ishte se u zhvillua gjatë dy netëve dhe se u organizua në stadiumin e ri ‘Banc of California’ në Los Angeles.

Ky me të vërtetë është një vend i madh, pasi në të janë zhvilluar edhe shfaqjet e Hollywood Bowl. “Nightmare Before Christmas” solli Elfman duke ringjallur rolin e tij kryesor të Jack Skellington, Paul Reubens dhe Ken Page që ‘ringjallën’ Lock dhe Oogie Boogie.

Pavarësisht se vetë bukuroshja 19-vjeçare, krijuesja e hitit ‘Happier Than Ever’ performoi për shumë pak minuta, ajo arriti që të merrte vëmendjen e të gjithë fansave që ishin të pranishëm në shfaqje por edhe të të gjithë ndjekësve në rrjetet e ndryshme sociale. Të gjithë nuk ngurruan që të jepnin komentet e tyre dhe që ta përgëzonin Billie-n për këtë super performancë.

Vlen për t’u përmendur se Billie u pa duke u takuar me producentin e filmit, Tim Burton, në një festë të ‘Grammy’-t në muajin janar të vitit të kaluar. Filmi u bazua në një poezi dhe histori të shkruar nga Burton, dhe vazhdoi të fitonte 91.5 milionë dollarë në arkë kundrejt një buxheti prej 24 milionë dollarësh. Duke u bërë i njohur gjatë viteve, filmi është ribotuar nga ‘Walt Disney Pictures’ shumë herë.

Në lidhje me pjesëmarrjen e Billie-t në këtë event nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter edhe kompozitori Danny zbuloi disa detaje dhe u shpreh gjithashtu se:

Unë jam absolutisht i emocionuar që Billie do të bashkohet me ekuipazhin tonë! Kjo do të jetë një kënaqësi e vërtetë!

E mesa duket Billie ia doli me sukses dhe që të gjithë arritën të argëtoheshin atë natë.