Celebrities Gossip Showbiz

Shumë zjarr për këtë verë… Ledri Vula dhe Melinda Ademi bashkojnë forcat!

Ka kaluar vetëm gjysma e verës dhe projektet muzikore nga artistët kanë qenë të shumta. Padyshim që veçantia e këtij sezoni kanë qenë bashkëpunimet, pasi këngëtarët tanë kanë zgjedhur të bashkojnë forcat.

Dyshe që i prisnim dhe disa të tjera që as nuk i mendonim, kjo verë duket se ka nisur mbarë. E një tjetër surprizë vjen nga Ledri, një nga artistët që ka shkëlqyer këtë sezon me prurjet e tij duke na lajmëruar se do të lansojë në shumë pak ditë bashkëpunimin e tij me reperen Melinda Ademi.

Këtë na e bënë me dije vetë dyshja disa orë më parë me anë të një postimi në Instagram ku teksa na kanë treguar ‘look-un’ e tyre të videoklipit, na kanë zbuluar dhe titullin e këngës bashkë me datën e publikimit. ‘A m’ke dasht’ do të publikohet më datë 13 korrik, ndaj ndjekësit e dyshes duhet të presin edhe shumë pak.

Ledri këtë verë ka sjellë tre bashkëpunime, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm. Reperi, gjithashtu ka paralajmëruar edhe një duet me Yll Limanin.

Melinda në muajin maj ka lansuar këngën e saj solo ‘All night’, teksa prej ditësh na kishte lajmëruar se do të vinte në bashkëpunim pa zbuluar emrin e artistit.