Aktualitet

Zbardhet dinamika e ekzekutimit të çiftit në Balldre!

Detaje të reja nga atentati i djeshëm në fshatin Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë  bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në atentat u përdorën dy automjete. Njëri prej tyre shërbeu si mjet pritës, duke i prerë rrugën makinës tip “Audi A7” ku udhëtonin viktimat, ndërsa mjeti tjetër u përdor nga autorët për të kryer sulmin.

Dy persona të armatosur zbritën nga automjeti dhe hapën zjarr në drejtim të makinës së viktimave, duke qëlluar me mbi 30 plumba. Sulmi raportohet të ketë qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, pa u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Policia ngriti pika kontrolli në zonë dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa hetimet janë përqendruar në disa pista, përfshirë konflikte të mundshme të mëparshme.