Celebrities Gossip Showbiz

I bënë fansat me zemër teksa u fotografuan duke u grindur, Chiara dhe Fedez sqarojnë arsyen e sherrit!

Ata janë padyshim çifti më i dashur i showbiz-t italian dhe jo vetëm. E kemi fjalën për sipërmarrësen miliardere Chiara Ferragni dhe bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Fedez. Së fundmi dyshja e njohur u kapën mat nga paparacët duke u grindur me njëri-tjetrin.

Pak e çuditshme pasi ata të dy shquhen për marrëdhënien perfekte që shfaqin në rrjetet e tyre sociale, ama mesa duket nuk qenka kështu. Edhe ata si çdo çift tjetër kanë zënkat e tyre.

Fotot e tyre duke u grindur u bënë menjëherë virale, duke shqetësuar fansat se diçka serioze po ndodhte mes çiftit të famshëm. Ndërkaq së fundmi, Chiara dhe Fedez rikujtuan atë moment gjatë një “live” në Instagram dhe sqaruan njëherë e mirë se çfarë ndodhi realisht.

Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruam para se të niseshim, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Natyrisht, debati më i madh ndodhi pikërisht kur na fotografuan. Po flas për foton që u bë një super meme virale. Sidoqoftë, arsyet ishin budallallëqe.

Ndërsa Chiara shtoi:

Le të themi se arsyeja ishin gjërat familjare, çështjet familjare.

Chiara tanimë njihet pothuajse nga të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale. Bukuroshja jo vetëm që është një sipërmarrëse e suksesshme por edhe një familjare siç e do tradita jonë. E dinit që Chiara dhe Fedez nuk ndajnë asnjë qindarkë me njëri-tjetrin? Që kur janë martuar ata kanë firmosur një kontratë dhe mesa duket kjo ka ardhur pasi Chiara nuk ka patur shumë fat me meshkujt dhe zgjodhi të marrë masat e duhura.

Së fundmi gjithashtu Chiara dhe Fedez duket se do të vijnë me disa seri televizive në Prime Video. Dyshja e famshme nëpërmjet një postimi në Instagram bënë të ditur se reality-show i jetës së tyre, është më në fund gati. Chiara njoftoi se shfaqja e quajtur “The Ferragnez”, do të jetë gati në dhjetor të këtij viti në Amazon Prime.