Travel

3 këshillat që ju nevojiten para se të shkoni në Paris!

Mary Quincy është një fotografe me kohë të plotë me bazë në Paris. Ajo është e magjepsur nga origjinaliteti i çdo vendi që viziton dhe përpiqet të kapë momente të çastit. Ajo është e apasionuar pas udhëtimeve dhe synon të vizitojë një vend të ri çdo muaj. Ajo e rriti pasionin për fotografinë falë Instagramit në të cilin ndan momente të përditshme dhe foto nga përditshmëria e saj në Paris ose të realizuara gjatë udhëtimeve të saj nëpër botë. Kur jetoni në Paris, mësoni se si të jetoni si parisien. Ka disa gjëra që mësoni të bëni dhe gjëra që mësoni të mos i bëni. Por të gjitha këto ‘rregulla’ zbatohen jo vetëm për vendasit, por edhe për vizitorët. Kështu që herën tjetër që të vizitoni Parisin, mbani në mend këto gjëra.

1. Mos luani bixhoz dhe asnjë lojë tjetër në rrugë

Unë shpesh shoh njerëz që luajnë bixhoz në rrugë të caktuara turistike, veçanërisht lojën me filxhanë të vegjël. Ky është një mashtrim për të vjedhur para nga ju. E di që duket mjaft argëtuese dhe e padëmshme, por në fakt ka disa njerëz që punojnë së bashku për t’ju bërë të besoni se është e sigurt. Shmangni luajtjen e këtyre lojërave, ju thjesht do të humbni paratë tuaja!

2. Mos hidhni cigare në rrugë

Nëse jeni duhanpirës, ​​mos e hidhni cigaren në rrugë. Një ligj i ri i miratuar së fundmi për të parandaluar njerëzit të hedhin bishtat e cigareve në rrugë. Hidhini ato në plehra. Përndryshe, nëse ju sheh një polic, do të duhet të paguani një gjobë prej 68 €. Kjo është një cigare shumë e shtrenjtë!

3. Shmangni restorantet në pika shumë turistike

Restorantet në vende vërtet turistike zakonisht nuk janë më të mirat. Besojuni udhëzuesve të udhëtimit për t’ju çuar në restorante të shkëlqyera që janë jashtë rrugës kryesore. Restorantet rreth Kullës Eiffel ose Notre-Dame mund të duken si restorante tipike franceze, por ju do të shpenzoni shumë para për një vakt mediokër.