Wake Me Up

Nëse dita juaj nis herët, Top Albania Radio e nis bashkë me ju. Muzika më mirë e të gjitha rrymave dhe kohërave, për t’u zgjuar me ritëm në pikë të mëngjesit gërshetuar me informacionet e pritshme të ditës nga redaksia e informacionit në Top Albania Radio.

Plus, Almanaku, Horoskopi, Bursa. E vetmja gjë që duhet të bëni vetë është kafja. Zgjim të ëmbël.

E hënë - E shtunë, 06:00/08:00

Hosts & DJs

THËNIA E DITËS »

Frika nuk e ndalon vdekjen, por mund “të të marrë jetën”…

Anonim

FJALA E DITËS »

Udhak/ój

jokal., -óva, -úar bised; shkoj dendur në një vend: udhakonin në Shkodër.

Kursi i Këmbimit

EUR
94.4
95.2
USD
81.1
82.1
GBP
108.8
109.8
CHF
102.3
103.3
Almanaku: 18 Qershor
1812
Kongresi amerikan i shpall luftë Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Irlandës.
1815
Beteja në Vaterlo rezulton në humbjen e Napoleon Bonapartit; Duka i Wellingtonit dhe Gebhard von Blucher e detyrojnë Bonapartin të heqë dorë nga froni i Francës për herë të dytë dhe të fundit.
1858
Charles Darwin merr një letër nga Alfred Russel Wallace që përfshin konkluzione gati identike me ato të Darwinit mbi evolucionin. Kjo e bëri Darwinin të publikonte teorinë e tij.
1904
Ndërroi jetë Sami Frashëri, ideologu i Rilindjes Kombëtare shqiptare.
1924
Fan Noli shpall një dokument mbi politikat që duhet të ndiqen nga kabineti i tij; një program prej 19 pikash iu premtua shqiptarëve. Propozimet shiheshin thelbësorë për krijimin e një demokracie moderne.
1945
Spikeri i radios dhe komentatori William Joyce akuzohet nga Anglia për tradhëti për propagandë pro-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1953
Revolucioni egjiptian i vitit 1952 përfundon me përmbysjen e dinastisë 150 vjeçare Muhamed Ali dhe shpalljen e Republikës së Egjiptit.
1972
Katastrofë ajrore. 118 persona humbin jetën pasi avioni me të cilin do të udhëtonin rrëzohet vetëm dy minuta pasi ngrihet nga aeroporti ndërkombëtar i Londrës “Heathrow”.
1981
Epidemia e AIDS-it zyrtarisht njihet nga ekspertët mjekësorë në San Francisco të Californias.
1984
Një përleshje ndërmjet rreth 5.000 policëve dhe një numri të përafërt të minatorëve ndodh në Orgreave, Yokshiren jugore, gjatë protestës së viteve 1984-1985 të minatorëve britanikë.
1997
Sirhan Sirhanit i refuzohet lirimi me kusht për të dhjetën herë. Ai kishte vrarë kandidatin presidencial amerikan, Robert Kennedy, më 1968.
2002
Në Algjeri ministrat e Jashtëm të Etiopisë dhe Eritresë nënshkruan një marrëveshje preliminare të armëpushimit dhe u pajtuan të punojnë së bashku për një paqe të përhershme pas luftës dyvjeçare për kufijtë.
2005
Ndërron jetë Nuri Ijem, piktori turk, i njohur për portretet e gruas së Anadollit.
2006
Kazakistani lançon satelitin e vet të parë.
2009
Lançohet në hapësirë, Orbiteri i Rindërtimit Lunar, një anije hapësinore robotike e NASA-s.
2010
Ndërroi jetë shkrimtari i famshëm portugez, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, Jose Saramango, autori i veprave “Verbëria”, “Të shikuarit”, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, “Shpella” etj.
ON THIS DAY
1884
Lindi Edouard Daladier, kryeministri i 72 i Francës, udhëhoqi vendin edhe në fillim të Luftës II Botërore.
1886
Lindi alpinisti George Mallory, ishte një ndër 3 britanikët e parë që hipën në majën e malit Everest në 1920.
1901
Lindi Anastasia Nikolaevna, vajza e vogël e Carit të Rusisë Nicholas II.
1942
Sot është edhe ditëlindja e Paul McCartney, bashkëthemeluesi i Beatles lindi në Liverpul në vitin 1942. Sot këngëtari mbush 79 vjeç.
1948
Më 18 qershor të vitit 1948 u lind këngëtarja e muzikës popullore Fatime Sokoli, Artiste e Merituar. Ajo ishte bija e parë e malësisë që kapi për herë të parë çiftelinë duke kënduar në odën e burrave, e veshur si burrë.
1952
Po sot por në vitin 1952 ka lindur edhe Isabella Rossellini, vajza e aktores suedeze Ingrid Bergman dhe regjisorit italian Roberto Rosellini.
1976
Blake Shelton këngëtari amerikan i hitit “Doin' What She Likes” ka ditën e lindjes.
1986
Lindi Richard Madden, aktori skocez i “Games of Thrones” dhe “Cinderella”.