Botë e Çuditshme

Top Albania Radio rikthen botën e çuditshme në kohët më të çudtishme që po jeton planeti ynë, kur asgjë nuk është më e çuditshme. Botë e Çuditshme është një nga programet e hershme të Top Albania Radios, që i dedikohet gamës së madhe të kurioziteteve rreth jetës sonë, planetit ku jetojmë dhe jo vetëm, florës e faunës si dhe gjithçkaje që natyra dhe njerëzit kanë krijuar. Botë e Çuditshme është një program info/argëtues.

E dielë, 09:00

Hosts & DJs

Në Norvegji, ishujt Svalbard kanë “ditë” që zgjasin katër muaj. Arsyeja është i ashtuquajturi “Dielli i mesnatës”, një fenomen natyror që ndodh në stinën e verës në veri dhe në jug të Rrethit Arktik dhe që shkaktohet nga pjerrësia e Tokës në lëvizjen e saj rrotulluese, e cila gjatë këtyre muajve i lë polet plotësisht të ekspozuara ndaj diellit. Në këtë mënyrë, dielli nuk perëndon që nga 20 prilli deri në 22 gusht.
Tanimë mund të udhëtoni nga Stambolli në Londër me autobus. Udhëtimi do të jetë i ngadaltë, i këndshëm, me të gjitha vaktet, akomodimin dhe aktivitetet e ndryshme, brenda 56 ditëve. E gjithë kjo paketë do të kushtojë pak më pak se 23,000 euro.
Yjet e parë të universit lindën në grupe dhe jo individualisht, sipas një studimi nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, të kryer duke përdorur inteligjencën artificiale. Pas Big Bengut, elementët e vetëm në Univers ishin hidrogjeni, heliumi dhe litiumi. Shumica e elementëve të tjerë që përbëjnë botën rreth nesh u krijuan nga reaksionet bërthamore në yje.
Pas 375 vitesh spekulime dhe eksplorimesh, shkencëtarët më në fund konfirmuan ekzistencën e një kontinenti “të zhdukur” të njohur si Zealandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori. Ky kontinent, i cili është afërsisht 1.89 milion milje katrorë në madhësi, dikur ishte pjesë e një superkontinenti të lashtë të quajtur Gondwana, i cili përfshinte gjithashtu Antarktidën Perëndimore dhe Australinë Lindore mbi 500 milion vjet më parë.
Në Luginën e Riftit dhe në këmbët e vullkanit Gelai në Afrikë, ndodhet një pellg i madh, kripësia e lartë e të cilit lejon vetëm disa specie të mbijetojnë. Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë
Një fabrikë birre në Gjermaninë Lindore ka zhvilluar një birrë në formë pluhuri për të reduktuar gjurmën e rëndë të karbonit në eksportet e birrës. Kjo formë e re birre do të ishte rreth gjysmë për qind e emetimeve të CO2 në mbarë botën që mund ta reduktojmë.
Një profesor i Universitetit të Floridës Jugore ka kaluar 16 ditët e fundit në një strukturë të vendosur 22 metra nën det dhe ai po planifikon të qëndrojë derisa të arrijë gjithsej 100 ditë. Joe Dituri, jeton në një hotel nënujor të quajtur Jules Undersea Lodge, i vendosur 22 metra nën sipërfaqe në një lagune Key Largo. Dituri tha se ai synon të qëndrojë për 100 ditë dhe të thyejë Rekordin Botëror Guinness.
Një mësuese e një shkolle në Utah të Amerikës është kritikuar ashpër pasi u zbulua se u kishte kërkuar nxënësve të saj që të hanin insekte për një projekt në lidhje me ndryshimet klimatike. Kjo për faktin se lopët po shkatërrojnë planetin, sipas mësueses.
Një fshat në Zvicër ka vendosur të japë 56 mijë euro për ata që dëshirojnë të zhvendosen dhe jetojnë aty. Albinen, i cili ndodhet në kantonin Valais të Zvicrës, shtrihet në një lartësi rreth 1300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa shtëpitë tradicionale kanë përpara tyre një peisash të jashtëzakonshëm. Gjatë viteve të fundit, ky fshat i vogël për rrezikon të mbesë pa banorë pasi vendasit po braktisin me shpejtësi zonën.
Një grua me banim në shtetin e Ohajos, SHBA është bërë e famshme, pasi deri më tani ka fituar rreth 100 mijë dollarë duke shitur sapunë të prodhuar nga qumështi i saj i gjirit. Gruaja, krijoi një fabrikë ku prodhonte sapun duke përdorur qumështin e saj dhe atë që blinte nga gratë e tjera. Sapunët e saj janë të mirë për skuqjen e lëkurës, thatësinë dhe sëmundjet e tjera të lëkurës.
Një çiklist profesionit në San Marino i quajtur Antonio Tiberi u gjobit dhe u pezullua nga ekipi i tij pasi vrau me armë macen e një ministri. Sportisti 21-vjeçar tregon se nuk ishte qëllimi i tij të vriste macen, por thjesht po provonte pushkën e tij me ajër kur ajo u shkrep drejtpërdrejt tek macja. Zyrtari i lartë nuk e la që ngjarja të mbaronte me kaq dhe reagoi i nervozuar me gjobën 4000 dollarëshe që gjykata vendosi për çiklistin.
Japonia ka zbuluar se ka 7000 ishuj. Hartat digjitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan se kishte 14,125 ishuj në territorin japonez, më shumë se dyfishi i shifrës prej 6,852 që ka qenë në përdorim zyrtar që nga viti 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë. Ky zbulim nuk ndryshon sipërfaqen e përgjithshme të tokës në zotërim të Japonisë dhe nuk përfshin asnjë tokë të rikuperuar artificialisht.
Një lokal në Tajlandë iu ofron klientëve të tij të provojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme teksa iu ofron ëmbëlsirat e shijshme dhe të veçanta përkrah gjarpërinjve, hardhucave dhe merimangave helmuese. Kafeteria Fangs u hap në muajin dhjetor dhe pjesa më e madhe e reptilëve që ndodhen aty janë një ‘koleksion’ i mbledhur prej pronarit të saj Yap Ming Yang prej 20 vitesh.
Në Evropën mesjetare, shumë njerëz filluan të interpretonin shenjat e perimeve të ndryshme për të parashikuar motin. Në Itali, historikisht, perimet që përdoreshin më shumë për këto hamendësime ishin qepët. Përmes kësaj njohurie, bujqit orientoheshin se kur duhej punuar toka, kur duheshin mbjellë farat dhe kur duheshin vjelë të korrat.
Një burrë i humbur në det për 24 ditë në një varkë me vela tha se mbijetoi duke ngrënë vetëm ketchup dhe hudhra. Elvis Francois tregoi se si ai humbi shpresën teksa humbi në Detin e Karaibeve. Tashmë, kompania Heinz është në kërkim të burrit që mbijetoi 24 ditë në anije duke ngrënë vetëm ketchup, me qëllim që të mund t’i blejnë një anije të re.
Një grua që u martua me një kukull ka denoncuar së fundmi se fëmija e saj është rrëmbyer. Meirivone Rocha Moraes, e cila u martua me “dashurinë e jetës”, kukullën Marcelo, pretendon se disa persona po mbajnë peng bebin Marcelinho, që është gjithashtu kukull dhe kërkojnë për të rreth 200 dollarë. 37-vjeçarja braziliane ka postuar video në TikTok ku ngjit fletushka nëpër lagje, ku i kërkon njerëzve ta ndihmojnë në gjetjen e “djalit” të saj.
Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli xhuxh, 280 vite dritë larg nga Toka, që është katër herë më i madh se gjigandi i gazit të sistemit diellor. Ky konfigurim “i ndaluar” i një planeti masiv që rrotullohet rreth një ylli relativisht të vogël mund të sfidojë teoritë se si formohen planetët gjigantë me gaz.
5000 vjet më parë sumerët pinin birrë nga një enë e madhe e zakonshme duke përdorur pipa të gjata prej ari dhe argjendi. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer mbi tetë tuba ari dhe argjendi, secila mbi një metër e gjatë, të gjetura në fund të shekullit të 19-të në tumën Maikop, një vend i rëndësishëm arkeologjik në Kaukaz të Rusisë që përmban mbetjet e tre individëve dhe qindra objekte të çmuara.
Nala është macja më e famshme në botë, pasi ka 4,5 milionë ndjekës në Instagram dhe një pasuri prej 100 milionë dollarësh. Kjo mace ka frymëzuar markë ushqimesh dhe veshjesh, duke bërë që pronarja e saj të fitojë plot 100 milionë dollarë. Aktualisht, Nala mban rekordin si macja me më shumë ndjekës në Instagram, ndërsa vitin e kaluar fitoi çmimin e TikTok-erit të vitit, duke lënë pas 4 njerëz.
Një burrë nga Bolivia ka treguar sesi ka mundur të mbijetojë për 31 ditë në xhunglën e Amazonës i vetëm. Ai ka treguar se për të mbijetuar piu ujë shiu të mbledhur në këpucë dhe hëngri krimba e insekte të tjera ndërsa fshihej nga xhaguarët dhe kafshë të tjera grabitqare. Ai hëngri gjithashtu fruta të egra të ngjashme me papajat, të njohura në vend si gargateas.