Hip Hop On Top

Hip Hop at it’s best. Top Albania Radio ka një traditë të transmetimit të Hip Hop-it që në fillimin e saj, atëhere kur kjo rrymë konsiderohej nga kritikët si denigrim i muzikës. Ky program sjell më të mirat e rrap-it të pa censuruara, dje dhe sot, duke zgjuar nostalgji dhe duke ju prezantuar hitet që do trondisin bokset e makinës tuaj, të miksuara nga Dj më e re por më energjike në TAR, Ankloe.

Dekadat e kanë ndryshuar shumë muzikën e cila në shqipëri u bë popullore në kohën e 2Pac dhe Notorious B.I.G., edhe më akoma në epokën e Eminem, Snopp Dogg dhe 50 Cent e Dre.

Por një gjë ngelet e sigurt, pëlqimi ndaj saj, pavarësisht gjuhës që këndohet është i menjëhershëm, ndaj e dimë që ky program do të kthehet shpejt në të preferuarin tuaj në valët e radios, në app apo kudo ku dëgjoni podcastet tuaja.

 

E shtunë, 22:00 - 23:00

Hosts & DJs