1këngëx2

Me rastin e 25 vjetorit të Top Albania Radio-s, programi kult “Një Këngë Për Ty” kthehet në një “1këngëx2” ku prezantuesit aktualë dhe ata që bënë Top Albania-n në një çerek shekulli komunikojnë me njëri tjetrin dhe dëgjuesit besnikë të radios në ditën që përkon me ditën e të dashuruarve – “Shën Valentinin”.

Stenaldo, Albana, Ksenja, Elios, Edea, Jonida dhe Adi janë në mikrofon për të kujtuar momentet më të paharrueshme nga raporti i tyre me radion i cili ishte pak të thuash një raport dashurie. Në 8 orë transmetimi maratonë do të luhen këngët më të bukura në çerek shekulli histori të Top Albania Radio-s. Telefonuesit do të kenë mundësi të luajnë me plot 25 quizze për të fituar deri në 1000 euro. Gjithashtu do shkëmbehen mesazhe dashurie nga dëgjuesit me rastin e ditës së dashurisë.

Datën 14 Shkurt prej orës 10:00 deri në 18:00 ju presim në një maratonë plot ritëm dhe emocione, për të shoqëruar plot dashuri një ditë që ngjyroset prej saj.

Telefononi në +355 4 224 7299
Dërgoni SMS në 069 20 98 052
Dërgoni mesazhe zanore në Whatsapp 069 442 8873

10:00 - 18:00

Hosts & DJs