Ta Thotë Jonka

Koncepti i sotëm për jetën është totalisht ndryshe nga 10 apo edhe 5 vjet më parë. Infrastruktura e përcjelljes së informacionit, mënyra se si kryejmë detyrat e përditshme, koncepti i zbavitjes, i formimit profesional e personal takohen të gjitha dikur me digjitalen. Algoritmet tashmë qeverisin botën.

Jonka do të trajtojë në dy orë emision çdo javë, koncepte të avancimeve teknologjike e inxhinierike të cilat në metropolet e zhvilluara po bëhen krejt të zakonshmen e në mënyrë të pashmangshme do të vijnë edhe në të përditshmen tonë. Më shumë sesa orë mësimi, emisioni do të shpjegojë marrëdhënien tonë me teknologjinë, nga smartphone-i, rrjetet sociale, hapësira virtuale, karriera në të, monetizimi dhe gjithçka fshihet pas tyre.

Çdo ditë do të kemi një temë kryesore, historikun e saj, si shfrytëzohet ajo, nga kush e si duhet të raportohemi me të. Çfarë është 5G? Kriptomonedha? Sa respektohet intimiteti ynë nga interneti? Të shpjeguara nga moderatori por edhe nga një i ftuar kompetent, në fushën ku përqendrohemi.

Personazhet që qeverisin teknologjinë e 2021-shit. Mitet mbi aparatet që përdorim çdo ditë. Përse një iPhone, përse një android? Video-lojra, përse një karrierë në sporte virtuale është më e mirë se sportet fizike.

Lajmet më të fundit nga bota e teknologjisë si dhe quiz-e shpërblyese. Muzika nuk do të mungojë, por edhe me të do të lidhemi herë pas here, edhe ajo përparon njejtë si algoritmet.

Hosts & DJs