Celebrities Gossip Showbiz

Aksidentohet me makinë aktori i njohur Dick Van Dyke!

Edhe pse në moshën 97-vjeçare, aktori i famshëm amerikan, Dick Van Dyke, nuk heq dorë nga drejtimi i makinës, por sërish është përfshirë në një aksident. Ai humbi drejtimin e Lexus-it të tij në një terren me shi në Malibu, por fatmirësisht nuk pati lëndime serioze, edhe pse doli nga automjeti i gjakosur në hundë.

Ylli i “Mary Poppins” dhe “Chitty Chitty Bang Bang” iu tha policëve se kishte humbur kontrollin pasi makina i kishte rrëshqitur si pasojë e lagështisë në rrugë. Ky aksident i aktorit vjen rreth 10 vjet pasi Dick u përfshi në një ngjarje më të rëndë në Los Anxhelos. Ai u përplas në atë kohë me një makinë Jaguar, e cila u përfshirë nga flakët, por aktori arriti të shpëtojë.