Anja Dervishi

Anja Dervishi lindi në Tiranë në vitin 1997. Që në fëmijëri i pëlqente të shkruante dhe në të ardhmen donte që pasionin e saj ta mbante gjallë dhe të bëhej një gazetare. Gjithmonë ka qenë mjaft kureshtare për të mësuar më shumë mbi botën e televizionit dhe medias.

Anja nisi të punonte në Top Channel që kur ishte ende 19 vjeçe. Në po të njëjtin vit kaloi në Top Albania Radio, sërish brenda familjes së Top Medias. Gjatë kësaj kohe ajo u diplomua në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dega Gjermanisht dhe më pas përfundoi studimet Master në Administratë Publike. Në vitin 2021 filloi në pozicionin e gazetares së Web-it në faqen e Top Albania Radio dhe Top Awards, si dhe me menaxhimin e rrjeteve sociale. Emrin e Anjës mund ta shihni në disa prej artikujve më të lexuar në TAR.

Follow Anja