Avokat Bocaj: “Kemi patur raste ku deputetë kanë ushtruar dhunë në familje”!
Fol
00:03 26/11/2023
Ligji është ashpërsuar dhe e dënon vrasjen në familje deri me burg të përjetshëm, dhe ku shërbimet e specializuara në nivel vendor duhet të ofrojnë ndihmë për të mbijetuarat, ka ende sfida të pa përmbushura. Gjyqtari Adriatik Bocaj, i cili ka shpallur qindra urdhra mbrojtjeje, ka dhënë statistika në podcast-in “Fol me Anila Hoxhën” këtë të shtunë në Top Albania Radio.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Burri lyen gruan me benzinë, policia neglizhon: “Nuk jemi taksi!”
Fol
00:02 26/11/2023
Albana Dedaj, në podcast-in “Fol me Anila Hoxhën”, mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, rrëfen se jo vetëm që ajo dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti por në fund ai tentoi ta digjte me benzinë. Albana duroi për vite me radhe, nuk denoncoi dhe në fund kur kuptoi se jeta e saj dhe e fëmijëve ishte në rrezik vendosi të denonconte burrin dhunues.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Fëmija dëshmitar i abuzimit: “Largoja thikat, kisha frikë mos godiste mamin”!
Fol
00:01 26/11/2023
Takimi i kësaj jave në podcastin e Anila Hoxhës “Fol” ka nisur me rrëfimin e një fëmije që për disa vite ka përjetuar dhunë në familje. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës i mituri po trajtohet nga psikologët. Fjalët e tij janë dëshmi që provojnë se si dhuna lë pasoja të shumëfishta, jo vetëm ndaj viktimës por edhe ndaj fëmijëve të tyre apo kujtdo anëtari që është dëshmitar në atë shtëpi.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Ti nuk je vetëm! – Fol me Anila Hoxhën 25/11/2023
Fol
20:39 25/11/2023
Ky takim nis me rrëfimin e një fëmije që për disa vite ka përjetuar dhunë në familje. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës i mituri po trajtohet nga psikologët. Më pas vijon me rrëfimin një gruaje që duroi për vite me radhë, nuk denoncoi dhe që në fund e kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik.
Gjyqtari Adriatik Bocaj shpjegon më tepër rreth urdhrit të mbrojtjes dhe rasteve konkrete, po ashtu edhe noterja Eliona Saliaj denoncon situatën e trashëgimisë sa i përket grave, vajzave dhe nënave shqiptare.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Kryetari i Gjykatës së Lartë zbulon gjithçka duhet të dini mbi konfliktet e pronësisë!
Fol
21:52 28/10/2023
Gjyqtari Sokol Sadushi, njëherazi kryetar i Gjykatës së Lartë, drejtimin e të cilës e mori mbasi u votua nga trupa e gjyqtarëve të lartë. Zoti Sadushi ka një përvojë 37- vjeçare në këtë fushë, midis të cilave anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prokuror dhe drejtues i Shkollës së Magjistraturës dhe jo vetëm. Ka dhënë kontribut të paçmuar në fushën e jurisprudencës pra midis të cilave edhe në Reformën në Drejtësi.
Në podcast-in "Fol" me Anila Hoxhën ai zbulon gjithçka duhet të dini mbi konfliktet e pronësisë!
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Anila Hoxha
Sokol Sadushi
Ja si pastrohen paratë me anë të dhurimit të tokave!
Fol
21:44 28/10/2023
Në Shqipëri juristët pranojnë se konfliktet për tokat prodhuan krime të sofistikuara, ku u përfshinë edhe nëpunës të shtetit. Çështja më e bujshme ajo e Ranës së Hedhur në Velipojë, dhe të tokave të Zvërnecit. Apo edhe dosje të mbyllura pa sukses nga akuza si tokat e Karaburunit. Noterja ka kryer një studim për të gjithë problemet që kanë ligjet nga njëra anë dhe fenomenin me të cilin prej dekadash po ndeshen noterët.
*Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
Anila Hoxha
Elona Saliaj
67-vjeçarja në betejë me aleatët e Vis Martinaj: “Ma vuri pistoletën në ballë”!
Fol
21:35 28/10/2023
Anila Hoxha intervistoi gruan që çoi në SPAK kallëzimin e saj për çështjen më të bujshme atë të Ranës së Hedhur në Velipojë.
“Historia e Lulë Zefi është vetëm maja e ajsbergut”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në podcast-in e saj “Fol”, i pari që guxon, të trajtojë tema “të paprekshme” deri tani në mediat shqiptare.