Edi Manushi ka filluar karrierën e tij në televizionin Top Channel në vitin 2002 me komentet e ndeshjeve të futbollit. Më pas ai ka qenë shpesh i ftuar në emisionin Top Show për rubrikat sportive për rreth dy vite, nga viti 2004 deri në 2006.
Shumë shpejt, në vitin 2008, Edi Manushi fillon drejtimin e një emisioni sportiv po në Top Channel. Ishte viti 2008 që shënoi dhe fillimin e “Procesi Sportiv”, emision që vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe që është ndër më të ndjekurit. Në vitin 2018 Edi fillon drejtimin e emisionit “E Diell”, me të cilën vazhdon ende aktualisht.
Tashmë Edi Manushi i bashkohet familjes së Top Albania Radios. Së bashku me Glenti Nallbanin, do të kemi mundësi t’i ndjekim çdo të premte në moderimin e “Paso”, emisionit tuaj të preferuar sportiv.