Celebrities Gossip Showbiz

“Gjarpër…”, çfarë po ndodh mes Erjolës dhe Heidit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.

Erjola vijon të ngulë këmbë që ajo nuk ka marrë kurrë asnjë mesazh nga Romeo Lidhur me këtë situatë, Erjola dhe Heidi kanë biseduar, ku Erjola është shprehur se po pret me padurim që të mbarojë e gjjithë kjo eksperiencë dhe do donte shumë që të kishte një mundësi që të nxirrte Gracianon nga shtëpia, duke e etiketuar edhe me fjalën “gjarpër”.

Erjola: Më erdhi dhe me tha që jam bashkuar me Romeon dhe që jam larguar me Julin. I thashë mos u fut tek raporti im. E ka nuhatur Juli sepse nuk e lejon se është burrë i zgjuar ndërsa për Romeon thotë po e kap aty ku akuzohet gjithmonë, tek femrat, tek portalet sepse po t’jua vë sepse ju shkon. Nga ana tjetër thote se ne jemi të afërt dhe unë i ka treguar sekretin dhe skubi ideal. Mezi pres të mbarojë kjo eksperiencë. Por vetëm një gjë, vetëm të më vijë mundësia, po nuk e hoqa me të parën nga kjo shtëpi, me duartrokitje. Edhe nëse dal nga balta që më ka vënë mbi shpinë, do ja bëjnë të tjerët.

Heidi: Asnjë baltë nuk të kanë vënë.

Erjola: Kanë gjithë ditën që flasin. Kanë kapur Julin. Kanë gjithë ditën që flasin, unë nuk po ju përgjigjen fare.