Tech

Inteligjencë artificiale ironike? Jo aq larg sa mendoni!

Speech Technology Lab në Universitetin ‘Groningen’ ka arritur të krijojë një program të aftë për të pikasur tonin e zërit dhe sarkazmën në tekst. Mund të jetë forma më e ulët e zgjuarsisë, por pikasja e sarkazmës  mbetet një arritje impresionuese që na jep një ide se si teknologjia mund të punojë me aspektet më subjektive të tekstit.

Në një prezantim para ‘Acoustical Society of America’ dhe ‘Canadian Acoustical Association’, ata shpjeguan se paaftësia e Inteligjencës Artificiale për të kuptuar sarkazmën në tekst lë hapsira të mëdha në aftësinë e saj për të kuptuar, përpunuar dhe përdorur informacionin që i ushqehet. Programet dhe metodat e së shkruarës për të pikasur sarkazmën përdornin vetëm një parametër, gjë që limiton efikasitetin. Kjo teknologji përdor metoda të reja. Xiyuan Gao u shpreh:

Ne marrim parametra akustik si toni, energjia, volumi i zërit dhe pastaj përdorim ‘Automatic Speech Recognition’ për ta regjistruar në tekst dhe më pas analizuar. Pastaj, vendosim emoji në çdo segment për të reflektuar tonin emocional.

Integrimi i këtyre treguesve lejon përdorimin e forcës së bashkuar të informacionit auditiv dhe tekstual për një analizë të plotë,” shpjegoi Gao. Skuadra përdori ‘Mustard’ si bazën e tyre të të dhënave për të marrë shembuj të përdorimit të sarkazmës nga serialet televizive të njohura si ‘The Big Bang Theory’ dhe ‘Friends’. Gao tha:

“Ka një seri gjestesh dhe mënyrash që njerëzit përdorin për të shprehur ose maskuar sarkazmën. Këto duhet të integrohen më mirë në projektin tonë. Gjithashtu, do të donim të përfshinim më shumë gjuhë.