Kuriozitete
Një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, e shtypur 237 vjet më parë, e dërguar në shtetet për t’u ratifikuar do të dalë në ankand në Karolinën e Veriut.
Më shumë se 30 çifte konkurruan në kampionatin e Amerikës së Veriut për “Mbajtjen në kurriz të gruas”. Konkurrentën spërkaten nëpër ujë, kërcejnë dhe vrapojnë nëpër baltë, të gjitha duke mbajtur partneren e tyre “si një çantë shpine”.
Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “sigurisht që nuk është çantë plot me drogë”.
Një pikturë e piktorit francez me famë botërore, Claude Monet, e zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që mendohet se ishte vjedhur nga nazistët, iu kthye mbesave të pronarëve të saj të vërtetë pas 83 vitesh.
Një nga artikujt më të shtrenjtë në botë po shitet për më shumë se 106,000,000 paund për gram. Artikulli është një nga substancat më të shtrenjta në botë, një pluhur dhe vetëm një gram i vetëm mund të kushtojë më shumë se 100,000,000 euro.
Një nga vendet më të thata në botë, Sahara, ka përjetuar reshje të jashtëzakonshme, që kanë sjellë një transformim të dukshëm të peisazhit.
Një foshnjë e lindur në parkingun e fabrikës së birrarisë së preferuar të prindërve të tij në Michigan mori emrin e biznesit, i cili nga ana e tij krijoi një pije të veçantë për të nderuar të porsalindurin.
Një burrë indian tregoi aftësitë e tij inxhinierike në miniaturë duke krijuar makinën larëse më të vogël në botë. Ajo thuhet se është me përmasa vetëm 32,5 mm – 33,6 mm – 38,7 mm.
Luca Pferdmenges, një 22-vjeçar gjerman, ka vizituar deri më tani 190 shtete. Luca ka pasur mundësi të eksplorojë disa nga vendet më të rrezikshme në botë. Ai rendit Afganistanin, Papua Guinean, Somalinë, Jemenin, Chad, Sirinë dhe Republikën Qendrore Afrikane.
Dielli ka arritur ciklin maksimal të nxehtësisë, që mund të vazhdojë edhe për një vit, duke ofruar mundësi për të dalluar aurora borealis në muajt e ardhshëm.
Numri i turistëve që morën pjesë në turet e balonave me ajër të nxehtë, që mundëson të shihen bukuritë e rralla të Kapadokya-s nga qielli, në periudhën janar-tetor ka arritur në nivel rekord prej 586.063 personash.
Lënia e bakshisheve është një shenjë e mirësjelljes në shumë vende të botës. Megjithatë, ky veprim mund të jetë një fushë e minuar e mirësjelljes gjatë udhëtimit në Japoni, Kinë dhe Korea e Jugut ku bakshishi konsiderohet fyerje.
Numri i burrave që merrnin lejen e atësisë në Spanjë u rrit gjatë Kupës së Botës FIFA 2022. Gjatë atij Botërori të organizuar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar, ka pasur një “tepricë” dyshifrore të 1000 burrave me leje.
Caroline Cray Quinn vuan nga një problem i rrallë shëndetësor pasi puthja e dikujt mund t’i japë fund jetës së saj. 25-vjeçarja nga Bostoni, vuan nga një gjendje e njohur si sindroma e aktivizimit të qelizave mast.
Një mbarështues bagëtish në shtetin Montana në SHBA u dënua me 6 muaj burg pasi klonoi një specie të një deleje gjigante, për t’i shitur më pas të vegjlit e saj për gjueti.
Ekziston një shtet europian që nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë një sistem hekurudhor publik. Bëhet fjalë për Islandën, shtet që nuk e ka ndërmarrë kurrë nismën për të ndërtuar një rrjet të tillë.
Everesti po vazhdon të rritet. Fenomeni i veçantë është për shkak të një rrjeti lumor aty pranë, që po gërmon një grykë të thellë rreth 75 kilometra larg.
Një bankiere nga India ka kthyer ëndrrën e saj për të fjetur më shumë në një realitet fitimprurës. Saishwari Patil fitoi titullin ‘Sleep Champion’ në sezonin e tretë të programit të praktikës së gjumit të Wakefit.
Një grua që jeton në Dubai thotë se burri i saj i pasur i ka blerë asaj një ishull prej 50 milionë dollarësh që të mund të veshë bikini në plazh.
Arkeologët danezë kanë gjetur 50 skelete jashtëzakonisht të ruajtura mirë gjatë gërmimeve në vendin e një varri të madh të epokës së vikingëve.
Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një metodë inovative për trajtimin e epilepsisë. Ata kanë shfrytëzuar mekanizmin e ndriçimit të xixëllonjave për të parandaluar hiperaktivitetin e neuroneve, tipike e krizave epileptike.
Mijëra jetë mund të shpëtohen në mbarë botën pasi shkencëtarët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar zbuluan një sistem të ri grupi gjaku duke zgjidhur një mister 50-vjeçar. Ekipi hulumtues gjeti një grup gjaku të quajtur MAL.
Disa nga rastet më famëkeqe mund të zgjidhen me ndihmën e një mjeti të Inteligjencës Artificiale. Policia e Avon dhe Somerset po testojnë teknologjinë e cila mund të identifikojë të dhëna të mundshme që mund të mos jenë gjetur gjatë një procesi manual të provave.
Astronomët kanë publikuar një hartë gjigante të “Rrugës së Qumështit. Harta me rreze infra të kuqe përmban më tepër se 1.5 miliardë objekte, ndër to edhe yje të sapolindur dhe si e tillë është harta më e detajuar e krijuar ndonjëherë.
Vëllezërit binjakë kanë arritur të thyejnë rekordin në Britani të Madhe për kungullin që peshon mbi një tonelatë. Ian dhe Stuart Paton kishin kaluar tre orë në ditë gjatë tre muajve për ta kultivuar kungullin që peshon 1198 kilogramë.
Australia ka zbuluar një nga peshqit më të rrallë në botë gjatë një shëtitjeje në rajonin Top End. Peshku i cili noton vertikalisht në thellësi deri në 1,000 metra, njihet edhe si ‘Peshku i Ditës së Kijametit’ dhe si “shenjë paralajmëruese” për ata që e shohin.
Një mesazh 200 vjeçar është zbuluar në një shishe, në mes të një gërmimi arkeologjik në Francën veriore. Mesazhi ishte shkruar nga një arkeolog i njohur.
Kompania amerikane Boeing ka në plan të ndërtojë një avion të ri luftarak, që do të pilotohet dhe komandohet nga inteligjenca artificiale. Avioni pa pilo parashikohet të përfshihet në flotën e Forcave Ajrore Amerikane.
Pinguini mbret, i cili është më pak se 9 muajsh, peshon 22.5 kg dhe është shpendi më i madh ndonjëherë në Sea Life në Melburn. Pesto ha 25 deri në 32 peshk në ditë në katër racione.
Turku me talent basketbollin ka shënuar rekord të ri botëror duke realizuar një goditje me symbyllur nga 19 metra distancë. Osman Gürcü ka mposhtur rekordin e mëparshëm për goditjen më të largët me symbyllur nga 18 metra.
46-vjeçari i dënuar me vdekje nga drejtësia për vrasjen e një arkëtareje në vitin 1999, Freddie Owens, u ekzekutua në Karolinën e Jugut. Ky është ekzekutimi i parë në këtë shtet amerikan që nga viti 2011.
Arkeologët në Poloni kanë zbuluar një helmetë bronzi 2,300-vjeçare, së bashku me artefakte të tjera, që shënojnë provat e para të vendbanimeve kelte në Poloninë veriore. Ky zbulim tregon se keltët ishin të pranishëm në rajon.
Vetëm në filmat fantastiko-shkencorë trupat e njeriut kthehen në jetë në një gjendje të çuditshme midis jetës dhe vdekjes. Një studim i ri sugjeron se një “gjendje e tretë” ekziston në biologjinë moderne, mes këtyre dy ekstremeve. Studimi zbulon se pas vdekjes, qelizat e një organizmi fitojnë aftësi të reja që nuk ishin të pranishme gjatë jetës.
Një çift fermerësh afrikano-jugor në arrat e tyre kanë bërë një zbulim befasues; një kumbull rekord që peshonte 400 gramë. Kumbulla është 100 gramë më e rëndë se rekordi i mëparshëm, i cili u arrit në Japoni në vitin 2021.
Robotët po përdoren në dhomat e operacionit për ndërhyrje në zemër, sy dhe tru. Kirurgët në Zvicër kryen me sukses një endoskopi në një derr të gjallë dhe të shëndetshëm të shtrirë në tryezën e operacionit në Hong Kong.
Edhe pse është një aeroport ndërkombëtar, në pistën e tij vetëm 50 pilotë në botë mund të ulin avionë. Ulja është vërtet sfiduese në Aeroportin e Paros në Bhutan, ku piloti duhet të manovrojë avionin mes majave 5500 metra të larta dhe duhet ta njohin përmendësh ambientin që i rrethon.
Studiuesit në Universitetin e Teksasit në Dallas kanë bërë një zbulim të pazakontë; një metodë për ta kthyer lëkurën e një kafshe në të tejdukshme. Lëkura e minjve u kthye në transparente duke vendosur një përzierje uji dhe tartrazine, një ngjyrues i zakonshëm ushqimi, në pjesën e kafkës dhe barkut.
Në vend që të kenë fëmijë, koreano-jugorët preferojnë të kenë qen, gjë që ka bërë që shitjet e karrocave të qenve të tejkalojnë atë të karrocave për fëmijë për herë të parë në historinë e saj.
Personi më i moshuar i gjallë u nderua në Ditën e Respektit për të Moshuarit në Japoni. Tomiko Itooka, tani 116 vjeçe, u bë banorja më e vjetër në botë pasi ndërroi jetë Maria Branyas Morera.