Kuriozitete
Një grup grash nga Florida po përpiqen të shënojnë një rekord të ri botëror Guinness duke drejtuar makina lodra 800 kilometra drejt bregdetit. Cassie Aran dhe mikesha e saj Lauren synojnë të përshkruajnë 800 kilometra në një kohë prej rreth dy muajsh.
Lugina e Vdekjes quhet kështu për një arsye. Kjo luginë e shkretëtirës në Kaliforninë Lindore është një nga mjediset më të ashpra për jetën në Tokë dhe në të është duke u formuar një liqen i ri i çuditshëm që vazhdon të mbushet. Lugina e Vdekjes është pjesa e SHBA-së me më së paku reshje.
Arkeologët kanë zbuluar buzëkuqin më të vjetër në botë në Iranin juglindor. Produkti i lashtë i bukurisë me përmasa rreth 5 cm i gjatë, i ngjan një versioni cilindrik të buzëkuqit. Edhe pse buzëkuqi duket se ka ekzistuar për të paktën 5,500 vjet, studiuesit u befasuan kur e gjetën atë në Iran, vend që dikur e ndalonte grimin.
Një rekord mbresëlënës noti ka arritur nga kroatja Valentina Kafola, duke e rikthyer emrin e saj në krye të renditjes botërore dhe duke lënë pas Jasuko Ozeki nga Japonia, i cili mbajti rekordin për vetëm 36 orë. Valentina Kafola përshkoi distancën prej 140 metrash nën shtresën e trashë të akullit për një minutë e 40 sekonda.
Një grua nga Illinois shënoi një xhekpot prej 1.4 milionë dollarësh në lotari me një biletë që bleu duke përdorur numrat e ditëlindjes së fëmijëve të saj.
Pemët më të mëdha në botë u sollën për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar rreth 160 vjet më pare. Në Kaliforni ato mund të arrijnë 90 metra lartësi, por në Britani më e larta është 54.87 m. Druri i kuq gjigant mund të jetojë për më shumë se 2000 vjet.
Një kokë roboti “C-3PO” nga koleksioni privat i aktorit të “Star Wars” Anthony Daniels u shit në ankand për 843,750 dollarë. Koka e robotit është shfaqur në disa skena në filmin me regji të Richard Marquand.
Një fermë australiane ka shënuar rekord të ri botëror për kultivimin e boronicës më të madhe në botë. Boronica e cila peshon 20.4 gramë dhe është pothuajse 4 cm e gjerë, është ruajtur në frigorifer që nga nëntori i vitit të kaluar. Titulli më parë mbahej nga një boronicë 16.2 gramë e rritur në Australinë Perëndimore.
Gjykata e shkallës së parë në qytetin spanjoll të Vigos miratoi vendimin e parë sipas të cilit bashkëshorti duhet të paguajë ushqimin për një kafshë shtëpiake pas divorcit, në përputhje me ligjin e ri. Sipas aktgjykimit, ai do të paguajë 40 euro në muaj, si dhe gjysmën e shumës për shpenzime emergjente dhe veterinare.
Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza i janë nënshkruar gjymtimit gjenital femëror, shumica prej të cilave jetojnë në Afrikë. Në të paktën 8 vitet e fundit, afër 30 milionë gra i janë nënshtruar kësaj procedure, përmes së cilës organet gjenitale të jashtme hiqen pjesërisht apo plotësisht.
Qentë e trajnuar posaçërisht janë në dispozicion në aeroportin e Stambollit për të qetësuar pasagjerët nervozë përpara fluturimit të tyre. Aeroporti ka zbatuar programin për të ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit tek pasagjerët që kalojnë nëpër terminalet e tij.
Një burrë në Indi posedon duart e një gruaje pasi iu nënshtrua një transplanti të rrallë të dy gjymtyrëve. Marrësi ishte një piktor dhe i mori organet nga Meena Mehta, një grua që ishte shpallur e vdekur në tru, por ishte zotuar të dhuronte organet pas vdekjes. Operacioni zgjati rreth 12 orë.
Disa punonjës meshkuj japonezë zyre në një kompani telekomunikacioni në Tokio kanë mundësinë e rrallë të ndjejnë dhimbje menstruale, duke përdorur një pajisje që simulon ndjesinë. Me shtypjen e një butoni një sinjal elektrik stimulon muskulin e poshtëm të stomakut për të krijuar dhimbje.
Arkeologët në Turqi kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë, që daton në vitin 6600 para Krishtit. Rreth furrës, arkeologët gjetën grurë, elb, fara bizele dhe një mbetje të rrumbullakët, “sfungjere”. Mbetja organike ishte bukë 8600-vjeçare, e papjekur dhe e fermentuar.
Astronautja e Emirateve të Bashkuara Arabe Nora Al Matrooshi është zyratarisht gruaja e parë me origjinë arabe që përfundoi programin e trajnimit të NASA-s duke shkuar në Hënë dhe tani është gati për të pushtuar hapësirën.
100 njerëz u mblodhën në Uells për të luajtur lojën e tërheqjes me litar duke formuar një rresht të gjatë 516.85 metra. Ndeshjen e fitoi ekipi i Snowsill dhe së bashku dy ekipet shënuan rekord të ri botëror Guinness për distancën më të gjatë të formuar nga njerëzit që tërheqin litarin.
Kulla Aeternitas në Dubai do të jetë kulla me orë, më e larta në botë, me një lartësi 450 metra. Kjo kullë do të jetë më shumë se katër herë lartësia e Big Benit të Londrës. Projekti do t’u dorëzohet banorëve në vitin 2027.
Varrin masiv më të madh të zbuluar ndonjëherë në Evropë, arkeologët thonë se e kanë gjetur në një vend në Gjermaninë jugore. Rreth 1,000 skelete të viktimave të murtajës janë gjetur në varrezat masive në qendër të qytetit të Nurembergut, të cilat ekspertët besojnë se mund të përmbajnë një total prej më shumë se 1,500 njerëz.
Një 62-vjeçar nga Gjermania është vaksinuar 217 herë për t’u mbrojtur nga COVID. Vaksinat janë blerë dhe dhënë privatisht brenda 29 muajve. Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt. Studiuesit testuan gjithashtu disa mostra gjaku të ngrira të tij që ishin ruajtur në vitet e fundit.
Mosha e një prej dunave më të mëdha të rërës në Tokë është përcaktuar, për herë të parë në histori, nga shkencëtarët. Studiuesit zbuluan se baza e dunës është 13,000 vjet e vjetër, por pjesa e sipërme është formuar në 1,000 vitet e fundit. Duna është 100 metra e lartë dhe 700 metra e gjerë me krahë radialë. Pas formimit fillestar, ajo ndaloi së zhvilluari për rreth 8000 vjet dhe më pas u zgjerua me shpejtësi.
Dubai po importon akull nga Groenlanda në mënyrë që t’i përdorin në bare-restorante për të ftohur pijet. Kompania, Arctic Ice, dërgoi kontejnerin e saj të parë me rreth 22 tonë akull të Grenlandës në Dubai për në restorante, me qëllim që ta servirin në pijet e shtrenjta.
Craig Evans nga Uellsi ka shënuar rekord të ri botëror duke treguar dashurinë e madhe ndaj kafshës së tij të preferuar, lepurit. Evans ka realizuar 69 tatuazhe të lepujve të ndryshëm në pjesë të ndryshme të trupit të tij, duke shënuar kështu rekord botëror.
Amerikani Donald Gorske, mbajtës i një titulli të Rekordeve Botërore Guinness, ka forcuar më tej titullin e tij pasi ka deklaruar se ka konsumuar numrin më të madh të hamburgerëve Big Mac gjatë gjithë jetës. Vetëm gjatë vitit 2023, 70 vjeçari ka konsumuar 728 hamburgerë, duke e dërguar totalin e hamburgerëve të ngrënë në 34,128.
Një ekzekutim është ndaluar në Teksas pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte Pentobarbital, një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash.
Një plumb i shkrepur nga revolveri i përdorur në vrasjen e yllit të ”Beatles”, John Lennon, në Nju Jork në vitin 1980, pritet të arrijë vlerën 2000 paund në një ankand.
Rreth 0.27% e popullsisë së botës feston ditëlindjen më 29 shkurt. Ka ende një numër të madh njerëzish që kanë këtë datë të rrallë të lindjes, rreth 21.5 milionë prej tyre.
Autoritetet në qytetin kinez Xi’an do të shpenzojnë rreth 90,000 euro për biletat e lotarisë që do të shpërndahen si çmime për të sapomartuarit që tregojnë certifikatat e tyre të martesës.
Mjekët në Kinë përdorën një torakoskop sa një kokërr orizi për të korrigjuar një “defekt” të një foshnjë të lindur para kohe. Në këtë mënyrë u shënua ndërhyrja e parë të këtij lloji për peshën më të ulët të raportuar ndonjëherë në botë.
Një orë që u dëmtua kur bomba atomike u hodh në Hiroshima më 6 gusht 1945 është shitur në ankand për më shumë se 31,000 dollarë. Ora mbeti e ngrirë në 8:15 të mëngjesit në momentin kur bomba atomike shpërtheu mbi qytetin japonez në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Një çift nga Maryland thyen një rekord botëror Guinness duke ndjekur 135 koncerte në një vit të vetëm. Ata shpenzuan gjithsej 18,407,24 dollarë për biletat e koncerteve gjatë vitit, një mesatare prej 68,17 dollarë për biletë.
Bari skocez “The Old Forge” ka shpërndarë birra falas për çdo klient. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, është lokali më i largët në kontinentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ju duhet të ecni shumë për të arritur në të.
Restoranti i ri në Nju Jork ka një listë me 10 rregulla që duhet të zbatojnë klientët e tij. Mes tyre është edhe mosputhja e shefes pa pëlqimin e saj. Klientët duhet gjithashtu të mbulojnë kamerën e celularit të tyre me një afishe gjatë hyrjes dhe kërkimi për një vakt falas është rreptësisht i ndaluar.
Një nuse shpenzoi për tortën e saj të dasmës 3 metra e 96 centimetra mbi 15 mijë euro. Torta ishte e mbuluar me qindra lule mëndafshi dhe i gjithë organizimi i ceremonisë kushtoi 58,496 euro.
Një çift i paidentifikuar dërguan ftesat për dasmën e tyre me një kërkesë të çuditshme për të ftuarit. Çifti u kërkuan miqve dhe familjes që të kontribuonin duke dërguar para. Shuma e kërkuar arriti në 40 dollarë për secilin prej të ftuarve.
Një tren mallrash përshkroi më shumë se 70 kilometra pa shofer. Treni pa shofer u nis nga Katua në Jammu dhe arriti në Kashmir në rrethin Hoshiarpur të Punjab, ku ndaloi pa asnjë të lënduar.
Dritat e veriut janë një nga fenomenet më të rëndësishme natyrore, pasi qielli mbushet plot ngjyra dhe forma të ndërlikuara. Ky fenomen natyror është kaq i famshëm, sa që organizohen udhëtime të veçanta për turistët që duan të shohin spektaklin nga afër. Kjo dukuri është e njohur që nga lashtësia dhe vëzhguesi i parë thuhet se është Aristoteli.
Shkencëtarët koreanë po kombinojnë mishin dhe orizin duke rritur qelizat e kafshëve dhe qelizat yndyrore brenda kokrrave të orizit. Orizi i proteinave të kultivuara me qeliza mund të provohet të bëhet një superushqim. Shkencëtarët përdorën xhelatinë peshku, një përbërës i sigurt dhe i ngrënshëm që ndihmon qelizat të ngjiten në oriz, pastaj të mbjellin muskujt e lopës dhe qelizat burimore yndyrore në oriz.
Për herë të parë në botë, një grua do të martohet me një hologram të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Burri i ardhshëm i artistes spanjolle, Alicia Framis është një entitet dixhital i krijuar me teknologji holografike. Tashmë, ajo ka rezervuar edhe një vend për dasmën e saj. Ceremonia do të zhvillohet në Roterdam të Holandës.
Një analizë e re e ADN-së antike ka zbuluar se defekte të rralla të drejtuara nga gjenet, si sindroma Down, kanë ndodhur te qeniet njerëzore për shumë mijëra vjet. Jo vetëm që ekzistonin defektet e lindjes, por këto foshnje shpesh varroseshin me kujdes nga komuniteti i tyre.