Lifestyle

Një guidë me 3 hapa për të përballuar mërzinë…

Të jeni të mërzitur apo të përfshirë nga ndjesi të këqija, me siguri është diçka e tmerrshme. Kjo guidë me vetëm tri hapa do t’ju heqë mërzinë vërtet shpejt dhe ju do të ndiheni tepër mirë!

1. Mos u fshihni

Hapi i parë dhe më kryesori, është të mos u fshihni nga vetja. Vetëm duke e mohuar ndjesinë e keqe, ajo nuk do të largohet. Hapi i parë për zgjidhjen e çdo problemi,. Është ta pranoni që ai ekziston. Më pas, gjithçka do të bëhet më e lehtë.

2. Jepini vetes kohë

Ky është hapi pasues. Nuk duhet të ndiheni fajtor sepse jeni të mërzitur. Të gjithë kanë probleme dhe kjo është diçka tepër normale. Ndaj, jepini mundësi vetes të mërzitet dhe të qajë. Mos e privoni veten sa nga ndjesitë e mira, aq edhe nga ato të këqija.

3. Gjithçka e ka një zgjidhje

Mos harroni t’i rikujtoni vetes se çdo problem e ka një zgjidhje. Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, qofshin këto gjëra të mira a të këqija. Ndaj, pasi e keni pranuar se ka një problem, pasi keni vuajtur për atë, tani erdhi koha të ecni përpara.