Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të nxehta falë thyerjes së lehtë që pritet të ketë aktiviteti i Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat mesatare e në relievet malore e hera-herës të dendura nga orët e mesditës. Po ashtu ka sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, si dhe në relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
21/36
Diell re
Kukës
21/34
Diell re
Lezhë
20/35
Diell re
Dibër
19/33
Diell re
Durrës
19/35
Diell
Tiranë
21/37
Diell
Elbasan
22/36
Diell re
Berat
20/36
Diell re
Vlorë
22/36
Diell
Korçë
19/31
Diell re
Gjirokastër
17/36
Diell
Sarandë
22/31
Diell