Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohta, me origjinë nga Anticikloni i Azoreve. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare të larta transparente kalimtare, kryesisht në orët e mesditës. Më pas pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në relievet e larta malore, në orët e mesditës, era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/30
Diell
Kukës
19/26
Diell
Lezhë
21/29
Diell
Dibër
18/28
Diell
Durrës
20/31
Diell
Tiranë
22/30
Diell
Elbasan
22/32
Diell
Berat
21/31
Diell
Vlorë
22/30
Diell
Korçë
18/26
Diell
Gjirokastër
19/28
Diell
Sarandë
22/30
Diell