Health & Beauty Lifestyle

Përse nuk është mirë që foshnja të flejë gjithë natën…

Edhe pse ju prindër të dashur gëzoheni shumë kur foshnja juaj që nga lindja fle gjatë gjithë natës në fakt duhet të jenë të kujdesshëm nëse ndodh kështu. Pediatri Lend Gudman thekson se javët e para nuk është mirë që foshnja të flejë gjatë gjithë natës. Ai shprehet se:

Kur prindërit e rinj me entuziazëm më thonë që bebja e tyre natën e parë e kalon në gjumë, tmerrohem dhe u them: ‘Jo, kjo nuk duhet të ndodhë’.

Gudman rikujton që bebja patjetër duhet të ushqehet çdo katër orë, sepse nëse qëndron më gjatë pa qumësht, do të dehidrohet. Nëse prindërit vënë re që foshnja fle gjithë natës, kjo mund të jetë shenjë që diçka nuk është në rregull, sepse gjumi më i gjatë se gjashtë, shtatë orë pa ndërprerje është tregues i shpeshtë që foshnja ka formë të rëndë të verdhëzës. Ju nuk duhet të shqetësoheni kur foshnja e bën këtë veprim në muajin e dytë të jetës.