Aktualitet

Shkodër, asgjësohen mbi 6 mijë fidanë cannabis!

Operacioni masiv policor anti-cannabis, i koduar “Territor i pastër”, vazhdon me intensitet të lartë në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës. Si rezultat i kontrolleve intensive, Policia e Shkodrës njofton se, janë gjetur dhe asgjësuar 6 mijë e 201 fidanë të dyshuar cannabis.

Sipas njoftimit të Policisë, në malin e Shoshit, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i dyshuar për kultivimin e 835 prej këtyre fidanëve. Operacioni u krye nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariateve në varësi, të cilat kanë vazhduar kontrollet e rrepta në të gjithë territorin për të luftuar veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit njofton se, është e angazhuar të vijojë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të përfshirë në kultivimin e këtyre fidanëve kanabis.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Detaje të operacionit:

Mali i Shoshit: U gjetën 835 fidanë kanabis dhe u arrestua autori i dyshuar M. L.

Njësitë administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë: U gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës: U gjetën 244 fidanë kanabis.

Njësia administrative Gjegjan, Pukë: U gjetën 220 fidanë kanabis.