Silvia Tabaku

Silvia Tabaku ka lindur më 10 tetor 2002 në Tiranë. Aktualisht vazhdon studimet e larta për Drejtësi. Prej më shumë se 2 vitesh është bërë pjesë e stafit të Top Media-s në pozicionin e gazetares së Web-it në Top Albania Radio, Gazeta Shqip dhe TimeOutTirana, gjithashtu merret edhe me menaxhimin e rrjeteve sociale. Ka qenë pjesë e Parlamentit Rinor të Tiranës dhe e shumë forumeve me fokus të rinjtë. Ajo gjithashtu është angazhuar në aktivitete të ndryshme kulturore ku është marrë me organizimin dhe prezantimin e tyre. Dëshira dhe pasioni i saj i madh për radion e kanë ndihmuar që të sjellë shumë ide dhe projekte të reja ku ka qenë e gatshme për realizimin e tyre.

Follow Silvia