Lifestyle Love & Sex

3 shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje toksike!

Jeni të lidhur me dikë por nuk e dini nëse kjo lidhje do të zgjasë? Keni stres të përhershëm dhe partneri juaj nuk është personi që ju qetëson? Epo, nëse i keni përjetuar këto, me siguri që jeni përfshirë në një lidhje toksike. Megjithatë, tre shenjat e mëposhtme do t’jua vërtetojnë diçka të tillë, ose do t’ju heqin dyshimet një herë e mirë.

1. Partneri juaj ju ul vetëbesimin

Partneri juaj supozohet të jetë personi që ju bën të ndiheni mirë dhe të lumtur. Nëse personi me të cilin ju jeni në lidhje, ju ul vetëbesimin, atëherë kjo është një shenjë se lidhja juaj është toksike.

2. Trupat tuaj nuk kanë kimi

Ndonjëherë gjuha e trupit tregon të vërtetën. Kjo sepse ndoshta ju nuk jeni gati ta pranoni se lidhja juaj është toksike, por trupat tuaj nuk kanë kimi. Nëse kjo gjë ndodh, kjo është një shenjë e qartë se lidhja juaj nuk po funksionon.

3. Ju ndiheni të kontrolluar

Ju duhet të ndiheni të lirë në një lidhje. Nëse ndiheni të kontrolluar nga partneri, apo ai ushtron presion mbi mënyrën si mendoni dhe veproni, lidhja juaj është toksike. Liria është një nga karakteristikat e një lidhjeje të shëndetshme.