Health & Beauty

Çfarë duhet të dini për botox me banane!

Për të pasur lëkurë të butë dhe të ushqyer, mjafton të merrni lëkurën e bananes dhe ta fërkoni në fytyrë. I vetmi Botox i qëndrueshëm dhe me kosto zero. Kështu thonë përdoruesit e Tik-Tok, platforma sociale në të cilën hashtags #bananabotox dhe #bananapeel po bëhen virale.

Mjafton të fërkoni pjesën e brendshme të lëvozhgës së bananes në fytyrë për disa minuta për një efekt të menjëhershëm lifting, hidratues dhe ushqyes. Më pas mbajeni për 10 minuta si maskë në fytyrë. Sipas krijuesve të Tik Tok, mineralet dhe enzimat që përmban lëvozhga ka efekt të njëjtë si botoxi.

Ndërkaq, a mund të bësh Botox gjatë shtatzënisë? Tia Jackson-Bey, një endokrinologe riprodhuese e certifikuar, specialiste e infertilitetit dhe gjinekologe, thotë se Botox së bashku me lyerjen e flokëve dhe heqjen e qimeve me lazer është një pyetje që shpesh bëhet nga pacientët e saj.

Injeksioni nuk rekomandohet nga ekspertët. “Sipas FDA, Botox është një ilaç i kategorisë C gjatë shtatzënisë,”-thotë dermatologia e certifikuar nga bordi Kim Nichols, MD, FAAD, e cila shpjegon se kjo do të thotë se nuk ka një numër të mjaftueshëm të studimeve për të treguar sigurinë e tij gjatë shtatzënisë.

Dr.Jackson-Bey sugjeron gjithashtu të prisni derisa të mbaroni gjidhënien, duke pasur parasysh se Botox-i funksionon përmes një sasie të vogël neurotoksine. Ndryshe nga sa mund të keni dëgjuar në televizion, filler-at e çdo lloji nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. Rekomandohet ndalimi të paktën katër javë para shtatzënisë dhe derisa gjidhënia të jetë e përfunduar pas lindjes.