Bota

COVID-19 mbërrin në majën e malit më të lartë në botë!

COVID-19 tashmë është përhapur pothuajse në çdo pjesë të globit. Mbi 3 milion persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 143 milionë janë infekruar. Pas vendimit për të rihapur majën më të lartë në botë për alpinistët e huaj, mjekët kanë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Malin Everest.

Erlend Ness është i pari alpinist i konfirmuar pozitiv. Alpinisti norvegjez  u transferua më pas në Spitalin CIWEC në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu ku ai qëndroi për 8 ditë dhe aktualisht ka lënë spitalin. Pjesa tjetër e ekipit të ekspeditës së alpinistit menjëherë filloi karantinën në Base Camp pas testit pozitiv.

Ngjitjen në Everest pritet ta provojnë qindra alpinistë të huaj pas disa muajsh kur ishin totalisht të mbyllur, ku ditët e para janë lëshuar 371 leje ngjitjeje. Përveç të ardhurave nga turizmi, Nepali fiton mbi 4 milion dollarë duke lejuar që qytetarët të ngjiten në Everest çdo vit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Nepal duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19, të marrë brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre i parë. Pasagjerët nga qarqet me variante të reja COVID do t’i nënshtrohen 10 ditëve shtesë të karantinës në hotel.

Nepali ka raportuar 292 mijë e 152 raste me COVID-19 dhe 3 mijë e 117 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.