Eni Shehu

Eni Shehu ka lindur më 10 mars 1986 dhe është një aktor, gazetar dhe producent televiziv. Ai ka lindur në Tiranë dhe është bërë pjesë e medias që në moshën e adoleshencës. Eni ka spikatur falë zërit karakteristik dhe aftësisë në prezantim dhe në fushën e gazetarisë.

Ai ka përfunduar studimet për aktrim pranë Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka pasur role në disa filma. Eni Shehu e ka nisur karrierën në televizion që në gjimnaz. Në vitin 2003, kur ishte vetëm 17 vjeç ai fitoi audicionin për të prezantuar programin më të ndjekur nga të rinjtë, “Top Select” në Top Channel. Falë zërit të tij karakteristik Eni Shehu paralelisht me televizionin drejtoi programe në Top Albania Radio dhe My Music, duke spikatur si një prej zërave radiofonik më interesantë në Shqipëri.

Gjithashtu ai ka qenë zëri zyrtar i disa prej spektakleve më të ndjekura televizive si “X Factor”, “Dance With Me”, “Your face sounds familiar”. Një kthesë profesionale në karrierën e tij vjen në vitin 2013, kur Eni angazhohet si gazetar pranë televizionit Abc News ku për disa vite me radhë mbuloi sektorin e kulturës dhe temat sociale. Gjatë kësaj periudhe ai ka drejtuar një prej emisioneve më të suksesshme siç është “Edicioni Veror”, një transmetim i përditshëm live nga riviera shqiptare me reportazhe dhe intervista në funksion të promovimit të turizmit. Në vitet 2017-2018, Eni Shehun e shohim edhe në rolin e kryeredaktorit dhe producentit të emisionit “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

Follow Eni