Celebrities Gossip Showbiz

“Kam 10 vjet që dua…”, cila është ëndrra në sirtar e Julit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë. Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Juli i është përgjigjur:

 Unë të them të drejtën kam nja 10 vjet që dua të bëj një vilë timen, një shtëpi time private për familjen po s’kam pasur asnjë lloj mundësie për ta bërë kushedi kur vjen rradha

Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme Juli dhe Heidi janë munduar të trembin Eglën, e cila ndodhej në lavanderi dhe mund të themi që ia dolën mbanë. Pasi Egla ka ulëritur me të madhe, Juli dhe Heidi kanë shpërthyer në të qeshura.