Tech

Oppo me bazë në Shangai do të mbyllet, zbulohet shkaku!

Së fundmi Oppo konfirmoi se dega e saj e çipave me bazë në Shangai, Zeku, do të mbyllet për shkak të pasigurisë në ekonominë globale dhe industrinë e smartphone-ëve. Kompania e dizajnit të çipave ishte përgjegjëse për zhvillimin e serisë së çipave MariSilicon që përfshinte çipin audio MariSilicon X ISP dhe MariSilicon Y. Oppo themeloi biznesin e saj të prodhimit të çipave në vitin 2019. Bazuar në spekulimet, Oppo investoi mbi 1.4 miliard dollarë në biznesin e saj të zhvillimit të çipave.

Rikujtojmë, se së fundmi Koreja e Jugut tha se do të ndërtojë një strukturë të madhe për prodhimin e çipave kompjuterikë në zonën më të madhe të Seulit, me rreth 230 miliardë dollarë investime nga gjiganti i çipave të memories Samsung Electronics. Planet u njoftuan nga presidenti Yoon Suk Yeol dhe u konfirmuan nga gjiganti i elektronikës. Një deklaratë e qeverisë tha se grupi i çipave do të vendoset në provincën Gyeonggi, e cila është pjesë e zonës Metropolitane të Seulit dhe investimi total do të përfundojë në rreth 20 vjet.