Platforma sociale X tashmë ka prezantuar funksionin e pëlqimeve private, duke cituar burime nga kompania. Kjo do të thotë që pëlqimet tuaja nuk do të shihen dhe do të jenë cilësimet e paracaktuara (kjo vlen tashmë për përdoruesit Premium). Disa javë më parë, një nga drejtorët, Haofei Wang, tha se ndryshimi kishte për qëllim mbrojtjen e imazhit publik të përdoruesve pasi shumë janë të dekurajuar nga pëlqimi i gjërave ‘të diskutueshme’.
Seksioni i pëlqimeve do të zhduket dhe ndërsa përdoruesit do të jenë ende në gjendje të shohin se kush i ka pëlqyer postimet e tyre, ata nuk do të dinë se kush i ka pëlqyer të gjithë të tjerët. “Së shpejti do të mund të pëlqeni pa u shqetësuar se kush mund ta shohë atë”-njoftoi X.
Kushtet e shërbimit të platformës X tani lejojnë përmbajtjen “NSFW”, përveç fotografive dhe banderolave të profilit. Ndërkaq, platforma X ka përditësuar udhëzimet e saj për t’i lejuar përdoruesit të ndajnë foto nudo dhe sjelljen seksuale të krijuara dhe të shpërndara në mënyrë konsensuale për të rriturit, për sa kohë që një përmbajtje e tillë është etiketuar dhe jo në një pozicion të dukshëm, si përshembull një foto profili ose një baner.
Udhëzimet shpjegohen në mënyrë specifike në një postim nga llogaria @Safety në platformën X. Në të kaluarën, X nuk e ndalonin në mënyrë specifike përmbajtjen pornografike. Platforma madje është bërë një vend për disa krijues të NSFW për të fituar para, pas prezantimit të shërbimit Twitter Blue (tani X Premium). Përmbajtja NSFW mund të bëhet një formë tjetër e të ardhurave për X, e cila ka luftuar me rënien e shitjeve të reklamave që kur Elon Musk bleu kompaninë.