Celebrities Gossip Showbiz

“Po nuk fitova “BBV”…”, ja ku mund ta shohim tjetër Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Luizi ka shprehur një tjetër qëllim, por jo për sa i përket lojës. Duke biseduar me banorët e tjerë ai është shprehur se nëse nuk e fiton këtë edicion të “BBV2” do të marrë pjesë në “Grande Fratello” për ta fituar atë.

Nga jashtë shtëpisë janë ofruar shumë oferma për Luizin si nga biznesmen edhe nga personazhe VIP e një ndër ta së fundmi ka qenë edhe biznesmeni Fisnik Syla, i cili ka bërë një deklartë në rrjete sociale. Teksa ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, një prej ndjekësve i ka kërkuar të bëjë një përshëndetje për Luizin e kështu Fisniku ka thënë se nëse ai nuk e fiton çmimin e madh betohet se do t’ja jap ai 100 mijë euro.