Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku ka një kërkesë për ndjekësit e saj!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Pak më parë bukuroshja me anë të një postimi në Instastory na ‘habiti’ paksa me kërkesën e saj duke pyetur ndjekësit nëse kanë ndonjë ide për festë ditëlindje për një vajzë beqare. Epo, mesa duket Morena do të surprizojë ndonjë mikeshën e saj me një festë ‘të çmendur’.

Së fundmi Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Postimi më i fundit i Morenës na ka shtuar dyshimet se mund të jetë zhvendosur për të jetuar në Dubai (ndoshta partneri i saj mund të jetë atje) pasi teksa ka treguar se ndodhet në Dubai krahas ka shkruar: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”.