Bota

Pasuesi i Toni Kroos, Reali hedh sytë nga Bayerni dhe City!

Toni Kroos njoftoi largimin nga Reali i Madridit pas finales së Championsit kundër Dortmundit (1 qershor) dhe tërheqjen nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024.

Një ndër mesfushorët më të mirë që kanë shijuar tifozët e lojës më të bukur në planet, zgjodhi t’i jepte fund karrierës fantastike si kampion.

Edhe pse kishte mundësinë të vijonte edhe për disa sezone në “Santiago Bernabeu” apo të kalonte një “pension të artë” në SHBA.

Drejtuesit e “Los Blancos” kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e zëvendësuesit të 34-vjeçarit.

Carlo Ancelotti ka pjesë të skuadrës shumë mesfushorë cilësorë dhe me të ardhme, por presidenti Florentino Perez është gati t’i bëjë një dhuratë të madhe.

Dhe dy janë emrat që pëlqehen për të mbushur boshllëkun që do të krijojë Kroos: Joshua Kimmich (Bayern) dhe Rodri (Manchester City).

Sigurisht që blerja e ndonjërit prej tyre nuk do të jetë mision i lehtë, por çdokush e ka të vështirë të refuzojë kur Reali të troket në derë.

Diçka që e pranon edhe Kimmich, në kontratë me Bayernin deri në 2025.

“Për momentin nuk mendoj për të ardhmen. Në fillim do të ulem të bisedoj me drejtuesit e Bayernit. Ama, Barcelona dhe Real Madrid klube madhështore me histori të jashtëzakonshme… “