Pasó – Euro 2020 Sport

Befason Reis Çiço! Ja finalistët e “Euro 2020″…

Kampionati Europian është në prag përfundimi dhe gjithashtu dhe “Paso Euro 2020” që ju ka ndjekur përgjatë gjithë muajit më të rëndësishëm sportiv të këtij viti. Pikërisht, në një gjysmëfinale shumë të rëndësishme siç është ndeshja mes Italisë dhe Spanjës, për TAR gazetari Reis Çiço ka komentuar gjendjen e këtyre dy skuadrave dhe ka treguar se cila beson se ka më shumë avantazh për të fituar.

Është një emocion në prag ngjitje, besoj se Italia e kreu punën e saj, edhe Mançini gjithashtu. Po lexoja shtypin europian, jo thjesht për të thënë që është finale e parakohshme, por është me të vërtetë, pasi janë dy skuadra supreme.

Teksa, Çiço ka bërë një parashikim të ndeshjes, duke treguar mendimin e tij për Italinë se do të jetë skuadra fituese e ditës së sotme.

Nuk dua që ndeshja të shkojë në penallti. Nuk duhet që lojtarët e Italisë të mendojnë se e kanë të lehtë, duhet të luajnë me përultësi. Spanja nuk është në momentin më të mirë, mezi ja doli në penallti me Zvicrën dhe nuk do t’ja lejojë qarkullimin e topit Italia. Megjithatë, është sport dhe mund të presim surpriza.

Ndërkohë që, përflitet për një finale të mundshme mes Anglisë dhe Italisë, Reisi tregoi se me shumë mundësi, fituesja e këtij kampionati do të jetë Italia.

Italia është më e fortë fizikisht. Mançini do të ngrejë kupën dhe për sa i përket Anglisë, besoj se që prej kur fitoi në mënyrë të dyshimtë me Gjermaninë në Botëror në ’66, nuk ka fituar më asgjë. U bë kaq kohë dhe njerëzit mendojnë se ka ardhur koha që të fitojë Anglia.