Mes aludimeve për ndarje, thashethemeve për një ribashkim e sërish për ndarje, reperi Fero më në fund ka sqaruar se çfarë po ndodh mes tij dhe Arbenitës.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “NIN”, Fero zbuloi se gjërat mes tij dhe modeles bukuroshe sa vijnë dhe bëhen më serioze. Ai konfirmoi se ata po bashkëjetojnë dhe ky vendim i ka bërë që ta duan edhe më shumë njëri-tjetrin.
Për planet e së ardhmes së çiftit, reperi nuk përjashtoi mundësinë që ata të kenë edhe fëmijë, madje më shpejt nga se mund ta mendonim.
“Përderisa jemi duke bashkëjetuar, duhemi shumë, ka mundësi edhe për krijimin e familjes.”, u shpreh ai.